"Aplikimi ne BE, brenda mandatit"
Ministri i Jashtem, garantoi se Shqiperia do te aplikoje brenda ketij mandati te qeverisjes se djathte per statusin e e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. "Qeveria shqiptare do te aplikoje brenda ketij mandati per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Qeveria shqiptare po e ecen e sigurt ne procesin e heqjeve te vizave per shqiptaret dhe do ta kurorezoje ate me sukses", deklaroi ministri i Jashtem, Basha. Po keshtu shefi i diplomacise shqiptare, deklaroi se fale vullnetit politik dhe punes me perkushtim gjate ketij mandati u bene realitet nje numer i madh premtimesh si ne investimet ne infrastrukture, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Nderkohe, ministri Basha ka zgjedhur qytetin verilindor te Peshkopise, per te startuar sulmet ndaj kryetarit socialist Rama. Kreu i diplomacise shqiptare, njekohesisht deputeti i PD-se, Lulezim Basha i kerkoi diten e djeshme kreut te Partise Socialiste, Edi Rama largimin nga politika, duke qene se kishte treguar se ne kete fushe ai ishte nje humbes i madh. Gjate nje takimi me demokratet e Dibres, me rastin e 18-vjetorit te krijimit te deges se PD-se, funksionari i PD-se, Basha deklaroi se Rama do te ishte edhe humbesi i madh i zgjedhjeve te ardhshme ne vend. Sipas Bashes, pergjigja ne lidhje me preferencen e shqiptareve do te vinte shume shpejt dhe ajo do te tregonte qe shqiptaret do te vazhdojne te mbeshtesin mazhorancen aktuale. "Pergjigjja nuk do te vonoje, do te jene shqiptaret qe do te votojne me 28 Qershor. Dhe ata do te vendosin te largojne Edi Ramen ne politika, sepse ai do te jete humbesi me i madh i tyre", deklaroi Basha, gjate fjales se mbajtur ne Peshkopi.