E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompjuteret dhe dhimbja e qafes

Ju dhemb qafa dhe jeni perdorues te rregullt te kompjuterit? Sipas mjekeve, perdorimi i vazhdueshem i kompjutereve eshte i lidhur ngushte me dhimbjen e qafes. Qendrimi per nje kohe te gjate prane kompjuterit mund ta perkeqesoje shume dhimbjen e qafes, sidomos te te rinjte dhe adoleshentet. Kete e kane vertetuar shkencetaret jugafrikane, te cilet kane verejtur se cdo jave ishte shtuar numri nxenesve te cilet ankoheshin per dhimbje ne qafe. Thuajse gjysma e nxenesve, saktesisht 48 per qind e tyre, qe merrnin pjese ne studim dhe ishin perdorues te kompjutereve, ishin ankuar nga dhimbja e qafes dhe nga dhimbja e kokes, pohon studimi i botuar ne revisten "Cephalgia". Shkalla e dhimbjes kishte qene ne perpjesetim me kohezgjatjen e qendrimit prane kompjuterit. Sipas studiuesve, ne raste te tilla, perdoruesit e kompjuterit duhet te shkeputen per pak kohe nga aktiviteti i tyre, duke e shoqeruar vendin ku u dhemb qafa me masazhe te lehta, absolutisht te dhimbshme. Ne rastet me kritike, personat ne fjale duhet te paraqiten te mjeku per t'iu nenshtruar nje vizite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›