Teatri politik-partiak
Konflikti ndermjet Tetarit Kombetar dhe Qeverise se Kosoves, i ndodhur para nje kohe, me rastin e shenimit te pervjetorit te Shaban Polluzhes, ndonese i harruar dhe i lene ne margjine te zhvillimeve te tjera politike, nxori ne siperfaqe disa ceshtje te mprehta, te cilat kane te bejne jo vetem me raportet e politikes ndaj kultures, por edhe me marredheniet e ndervetshme te institucioneve, perfshire edhe qendrimin ndaj historise. Pse u zgjodh, pra, pikerisht Shaban Polluzha, qe Teatri Kombetar, ne kete rast menaxhmenti dhe bordi aktual, te kujtoheshin se tubimet e ndryshme qe mbahen ne sallen e ketij institucioni, nuk e kane vendin aty? C'faj kishte ne kete rast Shaban Polluzha dhe perse u desh te fillohej pikerisht me te? Shaban Polluzha eshte nga te paktat figura historike te ketij vendi, i cili u rehabilitua ne menyre institucionale dhe eshte e marrezishme qe ai te behet objekt i ndonje konflikti ndermjet institucioneve. Nga largesia e kohes, kur ai veproi, nuk vjen ne ditet tona ndonje mesazh percarjesh dhe ndasish, pervec nese dikujt i shkon mendja per dreq, se trashegimia e tij historike ka edhe sot perball fantazmat e reinkarnuara te atyre koheve te erreta. Thene ndryshe, kujt nga LDK-ja u dashka t'i pengoje Shaban Polluzha? A e dine militantet e kesaj partie, dhe te tjeret qe i mbeshtesin ata, se ta rreshtosh LDK-ne ne krah te kundershtareve te Shaban Polluzhes, eshte si t'i biesh vetes me sakice ne kercyell te kembes? Per me keq, sherbimi i mbrapsht qe keta militante i bejne partise se vet, e con ceshtjen te diskutimi (ende i pazhvilluar dhe i pakryer ne LDK) se trashegimtare e kujt (ideologjike dhe botekuptimore) eshte kjo parti. Se tani ajo eshte nje konglomerat interesash te paparimta, kete e shohim te gjithe, por qe ka njerez brenda LDK-es, te cilet duan ta cojne kete parti ne krahun e kundershtareve historike dhe botekuptimore te Shaban Polluzhes, ky fakt eshte per brengosje gjitheperfshirese. Sepse LDK-ja nuk eshte vetem azil i militanteve te saj, kushdo qofshin ata dhe pavaresisht se cfare pozitash institucionale dhe partiake mund te zene aktualisht. Ajo ka qene dhe eshte akoma faktor i rendesishem politik dhe qeverises i ketij vendi dhe nxjerrja e saj jashte binareve te normalitetit rezulton me pasoja te paparashikueshme te degjenerimit politik.
Atehere, cfare deshen, pra, cunat e menaxhmentit te Teatrit Kombetar, qe synuan t'i thoshin jo, tashme jo vetem Qeverise dhe cunave te saj, por vete Shaban Polluzhes, ketij burri te serte dhe hijerende, qe meson dhe "kercenohet" nga historia? Po te donin (ata dhe bordi) vertet te ndalonin praktiken e mbajtjes se tubimeve politike ne sallen e Teatrit, do te ishte e natyrshme qe kete vendim, kurdo qe te jete marre ai, ta benin publik me kohe, ne menyre qe te mos ndodhte ashtu sic ndodhi. Dhe ndodhi qe disa dite perpara, po ne sallen e Teatrit, u mbajten dy tubime politike te proveniences se LDK-se. Pastaj ndodhi qe udheheqesit e Teatrit dolen me shpjegime qe nuk i gelltisin as budallenjte. Ndodhi, me pastaj, qe nje anetar i bordit gjithe kete marrezi perpiqet ta arsyetoje me pavaresine institucionale. Po cila pavaresi institucionale, o te uruar?! Kujt do t'i binte nder mend te zgjidhte kete drejtor teatri, kete staf menaxhues dhe kete bord, sikur Ministria e Kultures te mos ishte kjo qe eshte dhe sikur militantet e LDK-se te mos e kishin fjalen kryesore ne politikat tona kulturore?! Po kujt do t'i binte nder mend per keta njerez ne hapesiren tone kulturore dhe teatrore, sikur ata te mos kishin preferenca te ketilla politike?! Prandaj, ne nje rrethane te ketille, eshte me mire te mos permendet pavaresia institucionale, sepse cdo njeri normal e kap gogesima, ose te vjellet, qe mos te themi dicka edhe me keq.
(Per mua mbetet vetem nje dileme: A e dine ata te Teatrit Kombetar dhe te Ministrise se Kultures, sepse vendimi per t'i bere "karshillek" Qeverise nuk mund te jete marre pa nje miratim ne kete nivel, se me kete veprim kane hapur temen e ndjeshme te unitetit politik ne Kosove? Kjo domethene se ky unitet politik, i ndertuar ndermjet kundershtareve te qemotshem, i krijuar per te marre vendime te rendesishme per Kosoven, eshte iluzor dhe fiktiv dhe se qetesia e krijuar nuk eshte produkt i natyrshem dhe i pritshem i nje diskursi politik afatgjate, por vetem nje utilitarizem i perkohshem. Kjo domethene se istikamet e dy kraheve politike, e dy taboreve politike ne Kosove jane akoma te hapur dhe vetem perkohesisht jane mbuluar me dushk dhe jane lene te paperdorur. Kjo domethene se militantizmi politik, qe eshte pengesa kryesore per ftohje gjakrash dhe ulje te temperatures politike, nuk ka qene dhe nuk eshte vecori vetem e njerit krah, e krahut "rebel", sic mendohej deri tani, por edhe e krahut tjeter. Kjo domethene se insistimi gati deshperues i presidentit Sejdiu per te vene paralele ndermjet Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit eshte vetem floskule politike, eshte mimikri, eshte situate e zorit dhe nuk buron nga ndryshimet substanciale ne filozofine politike te LDK-se. Kjo domethene se konfliktin politik e kemi brenda dhe vetem perkohesisht gjerat kane marre nje dukje tjeter.)
Sa per Teatrin, per pavaresine e tij institucionale, do te them edhe nje gje. Kur u be Ligji per Teatrin, me te cilin e ben punen aktualisht ky institucion, ne komisionin perkates te Kuvendit te Kosoves u organizua nje degjim publik. Ministria e Kultures, e cila ishte sponzorizuese e ketij ligji, ishte edhe atehere e LDK-se. Njeri nga te angazhuarit per t'i vene piketat themelore te ketij ligji dhe qe ne kete degjim publik insistonte ne zgjidhjet "subordinuese" (per te mos thene nenshtruese) ndermjet Ministrise dhe Teatrit, ishte Fadil Hysaj, regjisor ne ze dhe njohes i mire i teatrit te ne, tani keshilltar i kryeministrit Thaci. Atehere i pata thene Fadil Hysajt: Mos beni ligj te ketille per Teatrin, mos vendosni Teatrin ne varshmeri kaq drejtperdrejt te Ministrise se Kultures, jo vetem pse ministria e nuk ka potencial profesional, por me shume per faktin se me kete varshmeri i hapet dera ndikimit politik ne nje institucion te kultures. Madje i thash edhe nje gje tjeter: sot Ministria e Kultures eshte juaja, eshte e LDK-se, kurse neser mund te mos jete, kurse ligji do te mbetet. Cfare ndodhi? Ligji u be, Ministria e Kultures mbeti e LDK-se, vetem qe Fadil Hysaj nuk eshte me atje ku ka qene.
Dhe tani ankohet njesoj si une, ne mos edhe me shume.
* Marre nga gazeta e Prishtines, "Express"