Vllaznia udheton drejt Durresit, pa sulmuesin Xhevahir Sukaj
Me nga nje mungese, Tirana pa Abraham dhe Vllaznia pa sulmuesin Sukaj do te rikthejne emocionet e 90 minuteshit te fundit te fazes se dyte te Superiores. Pas ndeshjeve te sotme, kampionatit do t'i mbeten deri ne fund edhe 33 pike, cka do te thote se gara per titullin kampion eshte e hapur edhe per ndjekesit e tjere. Ne rast se Tirana nuk do te kishte barazuar me Elbasanin, sot do te udhetonte me e qete drejt Lushnjes. Te besuarit e Agustin Koles duhet te fitojne patjeter dhe presioni per te fituar shihet si nje epersi. Autori i 13 golave per Tiranen dhe njekohesisht golashenuesi me i mire i kampionatit tone, Migen Memelli shprehet: "Lushnja ka pasur nje ecuri te mire kete vit, pavaresisht se humbi javen e kaluar me Vllaznine. E kemi vleresuar maksimalisht kete takim, pasi per Lushnjen cdo ndeshje eshte si nje finale ne luften per mbijetese. Objektivi yne eshte fitorja, sepse synojme te fitojme patjeter titullin kampion", - thekson sulmuesi bardheblu, Memelli. Rivali i Tiranes, Vlaznia qe ndodhet nje pike para dhe kryeson kampionatit, do te kete nje ndeshje tjeter te veshtire ne Durres, perballe Teutes vendase. Trajneri i Vllaznise, Agim Canaj e konsideron shume te veshtire sfiden e sotme, kunder skuadres durrsake. Ne perballjet e fundit, me Teuten, ne "Loro Borici" Vllaznia fitoi 2-1 me skuadren e drejtuar nga Sulejman Starova, fale golit te realizuar nga mbrojtesi Elvin Beqiri ne minuta shtese. Por edhe kualifikimi me Teuten, ne kupe ka qene i veshtire, pas humbjes qe pesuan shkodranet ne Durres. Presidenti i Teutes, Edmond Hasanbelliu beson se skuadra e tij do te gjeje forcat e motivimin e duhur per te fituar kunder Vllaznise, prej se ciles u eliminua nga Kupa e Shqiperise. Sot ne "Niko Dovana" ndeshja mes Teutes dhe Vllaznise pritet me interes, per shkak se vendasit synojne nje nder vendet e para dhe vetem ne rast fitoreje do te permbushin objektivin, por edhe trajneri Sulejman Starova nuk mund te pajtohet lehte me ndonje rezultat tjeter. Per Vllaznine, fitorja eshte alternative e vetme.
Kategoria Superiore
Java e 22-te (sot, ora 14.30)
Teuta - Vllaznia (A. Lulaj)
Lushnja - Tirana (K. Meta)
Elbasani - Partizani (B. Pashaj)
Besa - Apolonia (S. Cekaj)
Shkumbini - Flamurtari (E. Peza)
Dinamo - Bylis (E. Hoxha)
7 ndeshje pa fituar ka shenuar Teuta ne kampionat. Fitorja i mungon qe prej 6 dhjetorit te vitit 2008, kur "djemte e detit" triumfuan ndaj Shkumbinit. Teuta eshte ne presion per te fituar. Edhe Lushnja qe pret Tiranen, duhet t'i shmanget fundit te klasifikimit.
Kategoria Superiore
Java e 22-te (sot, ora 14.30)
Teuta - Vllaznia (A. Lulaj)
Lushnja - Tirana (K. Meta)
Elbasani - Partizani (B. Pashaj)
Besa - Apolonia (S. Cekaj)
Shkumbini - Flamurtari (E. Peza)
Dinamo - Bylis (E. Hoxha)
7 ndeshje pa fituar ka shenuar Teuta ne kampionat. Fitorja i mungon qe prej 6 dhjetorit te vitit 2008, kur "djemte e detit" triumfuan ndaj Shkumbinit. Teuta eshte ne presion per te fituar. Edhe Lushnja qe pret Tiranen, duhet t'i shmanget fundit te klasifikimit.