E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe ushqimi ne varesi te sportit

Per shkak te ushtrimeve te caktuara fizike, shume persona ndiejne deshire me te madhe per cokollate, embelsira dhe ushqim me nivel te larte te kalorive. Sipas nje studimi, pas notit disaoresh trupi juaj mund te ndjeje nevojen per ushqim me nivel te larte te kalorive. Kete e pohon edhe dr. David Stensel, ekspert per ushtrime dhe sport. Shumica e njerezve frikesohen se do te hane me shume nese ushtrojne me shume, por Stensel pohon se nuk duhet gjithmone te jete keshtu. "Ne disa sporte, si per shembull te vrapi, hormoni ghrelin, i cili e nxit oreksin, shtypet, ndersa notimi ne uje te ftohte do te kete efekt krejtesisht te ndryshem", shpjegon dr. Stensel, qe shton se ushtrimet me te lehta sikurse ecja nuk kane fare ndikim ne hormonin gherlin. Kjo nenkupton se pas nje ore shetitje nuk do te duhej te ndjeni uri, sepse kjo eshte pothuajse e njejte sikur keni qendruar ulur.

Po keshtu, nese per shembull ngrini pesha, trupi juaj me cdo kusht do te kerkoje ushqim te pasur me hidrokarbure dhe proteina qe do te kontribuojne ne muskujt tuaj, e nese notoni ne uje te ftohet, atehere eshte e natyrshme qe truri t'iu dergoje tek ushqimi qe do te krijoje nje shtrese mbrojtese te indeve te yndyrshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›