Aplikimi per karta Poni Zyrat te hapura kete fundjave

Qendrat e aplikimit për dokumentat biometrike të identifikimit do të shërbejnë edhe në fundjavë më 7 dhe 8 maj. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një konferencë shtypi njoftoi se kompania koncesionare, Aleat iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Brendshme, që këto qendra t’u ofrojnë shërbim shtetasve, para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.
“U është kërkuar punonjësve të gjendjes civile dhe operatorëve të aplikimit për njoftimet elektronike, angazhim maksimal si më poshtë: Të gjitha zyrat e gjendjes civile, që kanë zyra aplikimi dhe shpërndarje të qëndrojnë të hapura ditën e shtunë dhe të diel, përkatësisht në datat 7 dhe 8 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16.00”-tha Poni.
Ministria e Brendshme njofton se deri më tani kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik 2 731 000, ndërsa janë tërhequr nga qytetarët 2 516 000. Për pasaportën biometrike kanë aplikuar në total 1 736 000 dhe janë tërhequr nga qytetarët 1 622 000.
Denada Shkodrani