E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane 1069 punonjes policie do mbikeqyrin zgjedhjet

Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Saimir Muçaj ka publikuar sot planin e masave për garantimin e procesit zgjedhor të tetë majit. Do të jetë plot 1069 punonjës së Policisë së Shteti që do të mbikëqyrin procesin zgjedhor në kryeqytet me datë 8 Maj.
Në një konferencë për mediat, Muaçaj u shpreh se në kryeqytet është bërë i mundur sigurimi i gjithë takimeve elektorale gjatw sw cilave janë regjistruar rreth 11 incidente.
Ai u shpreh se janë kryer trajnimet nga 1724 punonjësve të policisë, për kryerjen e detyrave gjatë procesit zgjedhor.

“Në zbatim të Urdhrit, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë janë vënë në dispozicion të DPQ-ve të tjera, 497 punonjës policie të rolit zbatues dhe 10 punonjës policie të nivelit të parë drejtues, që do të angazhohen me detyra zgjedhore, nga të cilët: Në Qarkun e Elbasanit 280 punonjës policie, në Qarkun e Fierit 115 punonjës policie, në Qarkun e Berat 112 punonjës policie”, tha Muçaj.

Ai u shpreh se angazhimi i forcave të rendit synon krijimin e të gjithë infrastrukturës dokumentare si, nxjerrja e Urdhrit për ngritjen dhe funksionimin e Grupit të Koordinimit dhe drejtimit të shërbimeve të policisë në Drejtori dhe në Komisariatet e Policisë, si dhe Urdhrit për ngritjen e Grupit të punës, për monitorimin e Mediave për situatën para, gjatë dhe pas zgjedhore. “Në këtë kontekst, u janë dërguar Komisariateve të Policisë, aktet ligjore e nënligjore dhe materialet e tjera me karakter organizativ, që ngarkojnë policinë me detyra specifike gjatë zhvillimit të zgjedhjeve”, tha Muçaj.

Ai u shpreh se procesi i zgjedhjeve do të ruhet nga 1069 punonjës. “Në zbatim të përgjegjësive ligjore, është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit lista përfundimtare me 1069 punonjës policisë, që do të angazhohen me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e 878 Qendrave të Votimit, 16 KZAZ / VNV, si dhe shoqërimin e Komisioneve e materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit për në Vendin e Numërimit të Votave”, tha Muçaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›