E Diel, 1 Nëntor 2026

Belsh mbytet ne liqen 3-vjecari

Në një ngjarje tragjike në afërsi të qytetit të Belshit një i mitur, ka humbur jetën kur ka qenë duke luajtur buzë liqenit të fshatit pasi ka rënë në breg të tij.

Burime të policisë lokale saktësojnë ,se në liqenin e fshatit Shkëndi, rreth 10 kilometra larg qytetit të Belshit, është gjetur nga familjarët, pa jetë, i mituri 3 vjeç, A.Paja. Fëmija ka qenë i pashoqëruar nga pjesëtarët e familjes pak metra larg banesës së tij, ku ka rënë në ujë dhe nuk ka mundur të dalë më prej andej.

Burimet zyrtare sqarojnë se menjëherë, pasi është marrë ky informacion, për në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët nga veprimet e kryera, si dhe nga deklarimet e marra familjarëve të tij, konstatuan se shkak i vdekjes së 3-vjeçarit ka qenë asfiksia nga mbytja në ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›