Zgjedhjet, zyrat e gjendjes civile të hapura edhe ditën e votimeve

Zyrat e gjendjes civile do të vijojnë të jenë të hapura edhe të shtunën dhe të djelën e kësaj jave.
Kjo, për t`u ardhur në ndihmë qytetarëve të mund të tërheqin kartat e identitetit në zyrat e gjendjes civile për të votuar në zgjedhjet e 8 majit.
Në një urdhër të ministrisë së brendshme u është kërkuar punonjësve të gjendjes civile angazhim maksimal në mënyrë që tu krijohet mundësia e plotë zgjedhësve për të votuar në zgjedhjet e 8 majit.
Për rrjedhojë, ministria bën të ditur se të gjithë zyrat e aplikimit për dokumenta identiteti do të jenë hapur ditët e shtunë dhe të dielë, përkatësisht në datat 7 dhe 8 maj, nga ora 08 : 00 deri në orën 16:00.