E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillojnë punimet, në konviktet ku do të akomodohen studentët

Me afrimin e sezonit të ri shkollor Qendrat e Trajtimit të Studentëve, kanë filluar përgatitjet për pritjen dhe akomodimin e tyre duke rritur në mënyrë të ndjeshme dhe kapacitetin e godinave. Në konviktin e Universitetit të Elbasanit për vitin e ri akademik, ky Universitet ka në projektin e tij dhe ndërtimin e një godinë të re duke bërë të mundur dhe rritjen e numrit të studentve. Konvikti i Universitetit të Elbasanit, cilësohet si një nga më të mirët në shkallë vendi.
Nga ana tjetër në Qendrën e Trajtimit të Studentëve në Korçë, përgatitjet, për pritjen e tyre, kanë filluar prej disa ditësh. Këtë vit, konvikti i Korçës rezervon për studentët dhe kaldajat me gaz, të cilat kanë zgjidhur përfundimisht problemin e ngrohjes në muajt e dimrit si dhe do të minimizojë personat për dhomë.
Mimoza Mançelli ”Këtë vit krahas kushteve optimale që ofrohen për studentët, do të ulim dhe numrin e studentëve për dhomë, numër i cili nuk do të jetë më i madh se 4. Për vitin e ri shkollor priten të akomodohen dhe studentë nga zona të ndryshme të rajonit të Korçës, por edhe Librazhdit, Prrenjasit, Beratit dhe Lushnjes.
Në qytetin bregdetar të Vlorës Qyteza Studenti funksionon me një kapacitet total prej 750 shtretërish. Sipas Drejtorit të konvikteve Adhurim Rrapaj ky vit do të jetë dhe viti në të cilat do të plotësohen kushtet optimale.
Adhurim Rrapaj “Energjia elektrike dhe uji i pijshëm nuk mungojnë, pasi edhe në rast defektesh janë marrë masat me gjenetarorë për energjinë dhe depozita të mëdha për ujin e pijshëm, ku në total në dy godinat depozitat kanë kapacitet prej 50 mijë litrash. Rrethet të cilat presin ardhjen e studentëve, këtë vit të ri shkollor kanë filluar punimet prej kohësh, në mënyre që nga viti në vit kushtet dhe jetesa studentore të përmirësohet gradualisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›