E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia – Shkumbini 0-1. Gol i Norës Kjo ishte humbja e dytë rresht e Apolonisë pas katër fitoreve radhazi të formacionit të drejtuar nga serbi Esad Karishik. Edhe në fazën e parë Apolonia kishte humbur me Shkumbinin (2-0), pikërisht në debut

Alrind Nora i dhuroi tri pikë të arta në luftën e Shkumbinit për një vend në Ligën e Europës, kur sulmuesi gjirokastrite i peqinasve shënoi në minutën e 52-të golin e vetëm në Apolonia-Shkumbini (0-1), duke hidhëruar disa mijëra tifozë fierakë.

Kjo ishte humbja e dytë rresht e Apolonisë pas katër fitoreve radhazi të formacionit të drejtuar nga serbi Esad Karishik. Edhe në fazën e parë Apolonia kishte humbur me Shkumbinin (2-0), pikërisht në debutimin e trajnerit Karishik.

Shkumbini i Gugash Maganit regjistroi fitoren e 9-të sezonale, duke u ngjitur në vendin e katërt, tashmë me 33 pikë, katër më shumë se Besa e vendit të pestë (29 pikë).

Kjo ishte fitorja e 11-të historike e Shkumbinit ndaj Apolonisë në 23 ndeshje (7 fitore Apolonia, 5 barazime).

Apolonia (24 pikë) ndjen presionin e Partizanit të vendit të 10-të, kur të kuqtë kanë vetëm dy pikë më pak se fierakët, por që të dy skuadrat ndodhen në zonën “play-out”.

E Diele, 22 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›