Vllaznia – Lushnja 2-0. Sukaj risjell kreunVllaznia pas javës së 21-të kryeson me 41 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë (40) dhe gjashtë me shumë se Dinamo e vendit të tretë (35), ku me këtë të fundit do të përballet të mërkurën e ar

Vllaznia rimori pas vetëm 1 jave kreun e Kategorisë Superiore pas fitores 2-0 me Lushnjën në “Loro Boriçi”, falë dy golave të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Xhevair Sukaj, i cili realizoi nga një gol në çdo pjesë: 27’ dhe 58’.
Talenti shkodran, autor edhe i një triplete në fitoren 4-1 kundër Besës, u ngjit në kuotën e 5 golave, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i kuqebluve pas Vioresin Sinanit (9) dhe Paulin Dhembit (6).
Vllaznia pas javës së 21-të kryeson me 41 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë (40) dhe gjashtë me shumë se Dinamo e vendit të tretë (35), ku me këtë të fundit do të përballet të mërkurën e ardhshme në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia, që ka nga e saj është dhe skuadra që ka numrin më të madh të fitoreve: 12 në 21 javë të zhvilluara, regjistroi fitoren e 54-t historike në 88 ndeshje me Lushnjën.
Kategoria Superiore
Java 21
E shtunë, 21.02.2009, 14:30
Tirana-Elbasani 0-0
Gjyqtar: Tanush Latifi (Gjirokastër)
Faza I: Elbasani-Tirana 1-0
Shënues: Abazaj
Partizani-Besa 1-0
Shënues: Ngjela 45’+1
Gjyqtar: Mentor Sopjani (Durrës)
Faza I: Besa-Partizani 0-0
E diel, 22.02.2009
Flamurtari-Dinamo 2-0
Shënues: Allmuca 48’ Poçi 55’ (p)
Gjyqtar: Lorenc Jemini (Tiranë)
Faza I: Dinamo-Flamurtari 1-1
Shënues: Plaku / Brajkoviç
Vllaznia-Lushnja 2-0
Shënues: Sukaj 27’, 58’
Gjyqtar: Remzi Sadiku (Elbasan)
Faza I: Lushnja-Vllaznia 1-4
Shënues: Çela/ Beqiri, Bashiç, Dhembi, Lici (p)
Apolonia-Shkumbini 0-1
Shënues: / Nora 52’
Gjyqtar: Kridens Meta (Tiranë)
Faza I: Shkumbini-Apolonia 2-0
Shënues: Rizvanolli, Deliovski
Bylis-Teuta 2-0
Shënues: Çela 85’, Bakiu 90’
Gjyqtar: Sokol Jareci (Tiranë)
Faza I: Teuta-Bylis 1-0
Shënues: Vila (p)
RENDITJA
KATEGORIA SUPERIORE, RENDITJA PAS JAVES 21
P GSH GP
1 Vllaznia 41 31 16
1 Tirana 40 34 17
3 Dinamo 35 27 18
4 Shkumbini 33 22 19
5 Besa 29 20 23
6 Teuta 26 15 14
7 Flamurtari 25 15 16
8 Elbasani* 25 16 17
9 Apolonia 24 22 28
10 Partizani 22 15 21
11 Bylis 21 17 28
12 Lushnja 18 14 24
E Diele, 22 Shkurt 2009