Apolonia/ Trajneri Papuçiu: “Euforia bëri punën e vet

Dhimitër Papuciu, trajner i Apolonisë, pas humbjes 2-0 me Partizanin :"Megjithse kishim punuar me seriozitet e përqëndrim maksimal gjatë javës në stërvitje, përsëri ekipi ynë nuk mundi të dilte në lojën e tij më të mirë. Euforia e fitoreve të arritura dy ndeshjet e mëparshme bëri punën e vet. Ekipi nuk shfaqi vlerat e tij maksimale, megjithëse kreu një volum loje më të madh se kundërshtari dhe gaboi në realizimin e detyrave taktike. Partizani e meritoi fitoren me një lojë racionale dhe diti të shfrytëzonte mjaft mirë gabimet tona."