E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani shkatërron Apoloninë, presidenti Xhani në delir

Albania-sport (AS)- Partizani u rikthye fuqishëm midis katër skuadrave më të mira të Kategorisë Superiore, ndërkohë që trajneri Hasan Lika regjistroi fitoren e parë në tre javë drejtimi të "demave". Partizani fitoi bindshëm 2-0 me Apoloninë në një "Loni Papuciu" të elektrizuar, duke marrë fitoren e parë pas gjashtë ndeshjesh. Dy golat e mesfushorëve Pavlin Dhembi dhe Gjergj Muzaka në pjesën e dytë e ngjitën Partizanin në kuotën e 19 pikëve, ndëkohë që Apolonia do të mbetet edhe këtë javë në vendin e fundit. Partizani nuk fitonte në Fier, qysh nga sezonit 1995-1996, kur pat fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërkohë atë t fundit para takimit të kësaj jave e kishte humbur me rezultatin 2-0, në sezonin 2002-2003.
Kjo ishte fitorja e dytë e Partizanit në ndeshjet direkte me Apoloninë, pas asaj të fazës së parë (3-2), ndërsa për Muzakën, shënuesit të golit më të shpejtë në historinë e kampionateve shqiptare, ishte goli i dytë i shënuar ndaj fierakëve.
Partizani udhëtoi drejt Fierit me disa mungesa të rendësishme në formacion pas largimit të papritur të futbollistëve brazilianë nga një për cdo repart: Kardek (mbrojtës), Leandro (mesfushor) dhe Zhunjor (sulmues), duke i shtuar këtu dhe Ardit Beqirin e skualifikuar, por trajneri Hasan Lika arriti të gjejë modulin e përshtatshëm përballë Apolonisë që vinte pas dy fitoreve të bujshme në mbyllje të fazës së parë.
Sebino Plaku, njëherësh edhe golashënuesi i dytë më i mirë i vendit me 9 gola, edhe pse rrezikoi portën e Orges Shehit, nuk arrriti të shënojë duke mbyllur kështu serinë e golave në pesë ndeshje rresht.
Takimi filloi me rritëm të kënaqshëm duke patur Apoloninë më kërkuse në në pjesën e parë golin, por pa mundur të realizojë golin e dëshiruar, edhe pse goleadori Sebino Plaku iu afrua disa herë zonës së Partizanit, por portieri i Partizanit, Orges Shehi u tregua i vëmendshëm. Lika bëri një zëvendësim në vijën sulmuese, ku Progri i la vendin Bakaj. Në pjesën e dytë, ishte Partizani që goditi portën me anë të kapitenit Bylykbashi (49'), por portieri i Apolonisë, Hazizi priti në dy kohë. Në të 55' mbrojtësi i Tafaj i Partizanit shkaktoi një faull rreth 20 metra larg portës. Gjuajtjen e Vrenozit e priti portieri i Partizanit, Shehi.
Partizani organizohet më mirë në mesfushë dhe në minutën e 75-të, mesfushori i të kuqve, Pavlin Dhembi ndërmerr një vertikalizim drejt zonës fierake duke realizuar dhe golin e vetëm të këtij takimi.
Plaku në minutën 81-të i pati të gjitja mundësitë për të barazuar rezultatin, por ndalet nga mrekullia Orges Shehi. Trajneri Lika synon fuqizimin e vijës së parë, duke hedhur në fushë sulmuesin Arbër Abilaliaj në vend të kapitenitn të Partizanit, Dorian Bylykbashi, që shfaqi shënja lodhje. Momentet përfundimtare sollën edhe nervozizëm midis lojtarëve të dy ekipeve, ku pati dhe ndërhyrje të parregullta, ku nuk mund të mungonte personazhi Henri Ndreka. Kur pritej që takimi të përfundonte me fitoren minimale, mesfushori sulmues i Partizanit, Gjergj Muzaka firmosi golin e dytë në minutën e parë shtesë. Takimi pati si mbyllje kartonin e verdhë të marrë nga Abilialiaj i Partizanit dhe atë të kuq ta marrë nga Kote i Apolonisë, pak përpara se gjyqtari Kredens Meta të mbyllte takimin që solli dhe humbjen e tetë në kampionat të Apolonisë dhe të tretën në shtëpi.
Të dy ekipet në përballjen e dytë midis tyre gjatë këtij sezoni nuk do të kenë trajnerët që drejtuan formacionet në sfidën e parë. Nga Partizani është larguar Neptun Bajko, për t'i lënë vendin Hasan Likës dhe te Apolonia është shkarkuar rumuni Silviu Dumitresku, i zëvendësuar nga Dhimitër Papuciu, por duelin e "prestigjit" e fitoi Hasan Lika. Partizani duke se hodhi pas atë humbje poshtëruese 3-0 me Flamurtarin në "Qemal Stafa", duke fituar në fushën e vështirë të Apolonisë, një tjetër ekip i ardhur nga Kategoria e Parë.
Partizani ndeshen e ardhshme do të presë në shtëpi Teutën (faza e parë 0-0), ndërsa Apolonia pret sërish në "Loni Papuciu", Flamurtarin me të cilin ka humbur në fazën e parë 4-0

APOLONIA - PARTIZANI 0-2
Shënues: Paulin Dhëmbi 74', Muzaka 90'+1
Karton i kuq: Kote 92'(Apolonia)
Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Vigan Guranjaku
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
BILANCI I NDESHJEVE
Apolonia- Partizani
Bilanci: 54 ndeshje; 7 fitore Apolonia, 12 barazime, 34 fitore Partizani. Golat: 46-148

TETE NDESHJET E FUNDIT
APOLONIA-PARTIZANI

Sezoni 2006-2007
Apolonia-Partizani 0-2
Partizani-Apolonia 3-2
Sezoni 2002-2003
Apolonia-Partizani 2-0
Partizani-Apolonia 5-0
Sezoni 2001-2002
Apolonia-Partizani 3-1
Partizani-Apolonia 4-0
Sezoni 1999-2000
Apolonia-Partizani 2-0
Partizani-Apolonia 3-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›