Lika: “Gjithë familja e Partizanit është e gëzuar”

Hasan Lika, trajner i Partizanit, ne delir pas fitores 2-0 me Apolonine : "Në përgjithsi kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe lojtarët që iu përgjigjën si duhet ecurisë së lojës. Mbas humbjes me Flamurtarin në shtëpi ishte e rëndësishme të zhvillonim një ndeshje të mirë jashtë fushës tonë dhe të arrinim një rezultat pozitiv, megjithëse Apolonin e kishim vlerësuar si duhet si një ekip të fortë me moral e psikologji të lartë që vinte mbas dy fitoreve të njëpasnjëshme. Ne ishim racional në lojën tonë kundërsulmuam rrezikshëm dhe mbi të gjitha arritëm të fitonim me një rezultat të pastër. Gjithë familja e Partizanit është e gëzuar për këtë fitore të arritur në një moment të vështirë Megjithatë mendoj se kemi shumë punë për të bërë përpara mbasi ndeshje më të vështira na presin. Në përfundim dua të them se Partizani është një ekip që po luan mirë jashtë dhe ka probleme në fushën e saj. Mendoj se nuk ishte kjo loja e Apolonisë, kjo ndoshta për meritën e djemve tanë që luajtën duke kryer si duhet detyrat e dhëna apo për dobësi të fierakëve sepse ka luajtur dhe ndeshje më të mira në të shkuarën megjithse ka humbur."