E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini, një pikë tjetër në transfertë

Albania-Sport (AS) - Herën e fundit që Shkumbini ishte ndeshur me Flamurtarin në Vlorë kishte fituar me rezutatin 2-1 (sezoni 2003-2004), dhe kësaj mund t'ia kishte arritur edhe në ballafaqimin e javës 12-të, kur kaloi i pari në avantazh. Gjithsesi një pikë e marrë nga Sejdini në barazimin 1-1 me Flamurtarin në shtëpinë e këtij të fundit, vlen shumë për peqinasit që duket se po i rikthen stabilitetit. Flamurtari, që vinte pas dy fitoreve spektakolare me Tiranën (3-2) dhe Partizanin (3-0), mbeti i befasuar kur Shkumbini realizoi me anë të Alban Byzhytit në minutën e 25-të. Goli i tretë i futbollistit lushnjar të peqinasve. Flamurtari goditi fort portën kundështare, por pa mundur të mposhtë në pjesën e parë portierin e Shkumbinit, Ervin Llani. Pjesa e dytë kishte më shumë rritëm për vlonjatët, që kursesi nuk mund ta pranonin një humbjen në shtëpi. Ricard i Flamurtarit goditi mbi traversë në minutën e 50-të. Trajneri vlonjat Eqerem Memushi hodhi në fushë Xhibril Sisiko duke i dhënë më shumë frymëarrje sulmit. Do të ishte Ricard, heroi i vlonjatëve kur në minutën e 62-të shënoi golin e cmuar, që i dha jo vetëm pikën e vlonjatëve në këtë takim, që regjistruan edhe barazimin e parë në shtëpi. Ky ishte goli i katërt sezonal i Ricard dhe i katërti rresht në tre takimet e fundit. Takimi i fazës së parë midis dy ekipeve ka përfunduar 2-1 për Shkumbinin. Në javën e 13-të Shkumbini do të udhëtojë në Elbasani, ndërsa Flamurtari në Fier.

FLAMURTARI - SHKUMBINI 1-1
Shënues: Ricard 62'/ Alban Byzhyti 25'
Gjyqtarë: Sokol Cekaj, Rezart Zhuli, Dritan Salaj
Stadiumi "Flamurtari", Vlorë

BILANCI I NDESHJEVE
FLAMURTARI-SHKUMBINI
25 ndeshje
9 fitore Flamurtari
7 barazime
8 fitore Shkumbini
Golat: 33-31

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›