E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta-Dinamo 0-0, ditëlindje pa gol për Mancakun

Bledar Mancaku nuk mundi ta festonte me gol 25-vjetorin e ditëlindjes së tij, ndërsa Redi Jupi arrriti një barazim me shumë vlera duke rregjistruar barazimin e parë jashtë fushe dhe të dytin me të njëjtin rezultat 0-0, pas atij me Partizanin në javën e 10-të.
Lojë e qetë dhe me pak ngacmime në pjesën e parë, por me më shumë ritëm në minutat finale të 45 minutave të fundit. Në minutën e fundit, sulmusi i Dinamos, Sokol Ishka humbi një rast të pastër. Sulmuesi i Teutes, Daniel Xhafaj në ditë të errët. Pjesa e dytë më impenjuese për dy formacionet. Xhafaj në të 11', goditi me kokë, por jashtë. Në të 13', Teuta ekzekutoi tri goditje kendi rresht, por pa i shfrytëzuar.
Trajneri-lojtar Redi Jupi zëvendësoi sulmuesin Ishka me mesfushorin e talentuar Ilirjan Caushaj, ndërsa në minutat e fundit në repartin e avancuar edhe Klodian Arbërin. Epërsi e Teutës, por pa rezultat. Ekipi i Starovës vazhdon thellimin e rekordit të barazimeve, tashmë në kuotën 7-të në 12 ndeshje, por dhe të paprekur kolonën "0" të barazimeve. Dinamo u ngjit në kuotën e 14 pikëve dhe pret në sfidën e ardhshme Luftëtarin me të cilin ka humbur në fazën e parë 2-0. Teuta do të përballet në javën e 13-të me Partizani.

TEUTA - DINAMO 0-0
Gjyqtarë: Sazan Velcani, Genci Maloku, Alfred Lamce
Stadiumi "Niko Dovana", Durrës
BILANCI I NDESHJEVE
TEUTA-DINAMO
118 ndeshje
24 fitore Teuta
56 fitore Dinamo
37 barazime
96-178

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›