E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Kastrioti, sërish barazim

Besa dhe Kastrioti prodhuan një tjetër barazim midis tyre, por ndryshe nga ai arritur gjatë fazës së parë në Krujë (2-2), ky i Kavajës u mbyll me rrjeta rë paprekura: 0-0. Besa konfirmoi edhe njëherë se është e pafat për të fituar në shtëpi, kur në gjashtë ndeshje ka arritur katër barazime. Takimi nisi i vrullshëm, kjo e motivuar edhe nga premtimi për premio speciale të presidentit të Besës, Bizhdili, që dëshironte të hakmerrej për atë humbje poshtëruese 3-0 në Kupën e Shqipërisë.
Pas minutës së dhjetë, Besa vërshoi drejt portës së Kastriotit, ndërkohë që heroi i pjesës së parë është portieri krutan Koci. Veliaj ekzekutoi një goditje të bukur në të 37', por topi u devijua në goditje kendi. Në pjesën e dytë, edhe pse dy ekipet kryen disa ndërrime, nuk pati gola. Dy ekipet do të ndeshen sërish të mërkurën, por kësaj radhe për ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, ku Kastrioti konsiderohet plotësisht favorit për të kaluar në fazën tjetër të cerekfinaleve.

BESA - KASTRIOTI 0-0
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj Agim Guce, Glendi Qirici
Stadiumi "Besa", Kavajë
Bilanci i ndërmjet
BESA-KASTRIOTI
11 ndeshje
3 fitore Besa
4 barazime
4 fitore Kastrioti
Golat: 10-11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›