Apolonia e Laci kane dale ne barazimin 1-1 ne ndeshjen e Superliges

Gola, nerva dhe një përjashtim, por nuk pati fitues në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit pas përballjes Apolonia-Laçi. Ishte një pjesë e parë më shumë e miqve nga Kurbini. Pavarësisht se vendasit krijuan mundësinë e parë me anë të Metos madje që në fillim të takimit, ata nuk mundën të mbanin këtë ritëm për 45 minuta.
Skuadra e Dedes provoi për të realizuar, me depërtime në fundore, kryesisht nga krahu i djathtë. Ndodhi që këto depërtimëe nuk sollën rrezik për fierakët, por ndodhi edhe që goli ishte pranë si në rastin e Dragiçeviçit, por një mbrojtës largoi topin drejt kornes. Më tej, Laçi shënoi, por goli u anullua për një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Xhelilaj.
Apolonia sulmoi më rrallë, duke u ndalur të paktën dy herë nga pozicione jashtë loje të dyshimtë. Vetëm pas gjysmë ore loje kapiteni Gërxho lëshoi një gjuajtje të fortë nga 25 metra larg, në pozicion ballor me portën laçiane, me topin që përfundoi pak mbi tra. Ky ishte momenti i vetëm i mirë i fierakëve në pjesën e parë, ndërsa pranë fundit të fraksionit të lojës pati një përplasje të frikshme mes Mehmetajt të Apolonisë dhe Shazivarit të Laçit dhe ky i fundit ishte ai që e pësoi më keq.
Në pjesën e dytë, miqtë ndërruan fanellat, duke veshur ato vishnje, ndoshta për t’u dalluar më mirë ekipet në fushë. Sërish, skuadra e Dedes ishte më e mirë dhe Marashi u tregua i pavëmendshëm duke mos shfrytëzuar një moment të mirë pranë portës.
Pas kësaj erdhi goli kurbinas shënuar shumë bukur nga Ermullai, pas një gjuajtje me efekt nga jashtë zone duke i dhënë miqve një kryesim të merituar. Por vendasit protestuan ashpër, duke pretenduar për një pozicion jashtë loje të Emurllait në momentin kur iu shërbye topi.
Edhe trajneri i qetë Nica e humbi ekuilibrin duke hyrë në fushë për të debatuar me gjyqtarin Kridens Meta dhe ky e nxorri jashtë. Për minuta të tëra ndeshja nuk mundi të rifillonte, ndërsa tifozët vendas hodhën pa u lodhur sende të forta në fushë, duke i shprehur fare qartë ndjenjat e tyre, ndërsa lojtarët bardhëjeshilë u kërkuan atyre që të mos krijonin probleme të tjera.
Pa përfunduar mirë protestat, Apolonia tentoi barazimin duke iu afruar golit me anë të sulmuesit Renaldo Rama, por topi i gjuajtur prej tij u devijua në korne. Dhe nga kjo goditje nga këndi erdhi barazimi, me autor goli pikërisht Ramën, që gjuajti fortë në zonë duke shfrytëzuar një largim të dobët të topit nga portieri Malaj.
Përveç festimeve, lojtarët vendas u kujdesën edhe që të pastronin fushën nga sendet e hedhura nga tifozët, duke vënë në përdorim duart, në mungesë të gjithçkaje tjetër.
Minutat e fundit në “Loni Papuçiu” ishin më të mira sërish për Laçin, që rrezikuan me anë të Selimit në goditje dënimi, pastaj edhe me gjuajtjen me kokë të Dragiçeviçit që nuk dha rezultat, ndërsa 12’ para fundit, sërish Dragiçeviç pati mundësi të shënonte, por u hutua, i vetëm para portës së Xhelilajt.
Në fund, Laçi pretendoi edhe për penallti, fillimisht kur Emurllai u rrëzua në zonë pas një dueli me një mbrojtës vendas, dhe në rastin e dytë kur topi u duk se u prek me dorë nga muri fierak në një goditje dënimi, por gjyqtari Meta nuk sinjalizoi në asnjërin rast. Pra, një barazim 1-1 që nuk kënaq asnjërën palë, pasi Apolonia synonte fitoren në shtëpi, ndërsa Laçi hidhërohet sepse luajti më mirë.