E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëputet Luftëtari, Ada e dyta, Elbasani shkatërrohet në Lezhë

Java e tretë e kategorisë së parë ka dhuruar rezultate disi të paparashikuara më parë, ku bie në sy barazimi dhe pika e parë e Himarës e marrë në fushën e Lushnjës, takim i cili ka përfunduar 1-1. Luftëtari ka mposhtur 2-1 Skraparin duke qenë suksesi i tretë radhazi për gjirokastritët, të cilët tashmë janë të parët me 9 pikë. Pas Luftëtarit vjenAdae Velipojës, e cila ka fitur në Krujë me rezultatin 2-1 ndaj Ilirisë. Velipojakët ndodhën në kuotën e 7 pikëve. Vijon paraqitja e mirë e debutuesve të Sarandës, ku Butrinti ka fitur 1-0 me Vlorën dhe me këtë tripikësh shkon në kuotën e 7 pikëve, dhe për efekt golaverazhi janë pas velipojakëve. Gramozi i dy fitoreve radhazi është ndalur në Gramsh, pasi u mund me rezultatin 2-1. Me këtë fitore gramshiotët barazojnë kolonjarët në kuotën e 6 pikëve. Besëlidhja ka shkatërruar në fushën e saj Elbasanin me rezultatin 4-0. Elbasanasit jo vetëm që pësuan katër gola, por e kanë mbyllur takim edhe me 9 lojtarë, pasi Kaculi dhe Gava nuk i kanë frenuar nervat e tyre duke u ndëshkuar me kartonë të kuqë. Kjo javë e tretë ka rezultuar fatësjellëse për Besën e Kavajës dhe Burrelin, që kanë marrë fitoret e para sezonale. Kavajësit kanë fituar 2-0 me Kukësin dhe tashmë shkojnë në kuotën e 4 pikëve. Pas dy humbjeve radhazi Burreli ka mposhtur 2-0 në Liri Ballabani Mamurrësin, i cili ka shumë pikëpyetje rreth së ardhemes së tij, pasi dihet se një javë më parë presidenti Dedë Ndreca  ka dhën dorëheqjen.

Ja rezultatet e javës së tretë të Kategorisë së Parë

Besëlidhja – Elbasani  4 -0

Luftëtari Skrapari  2-1

Lushnja Himara  1-1

Butrinti Vlora  1-0

 Burreli Mamurrasi  2-0

Besa – Kukësi   2-0

Iliria Ada  1-2

Gramshi Gramozi   2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›