Sejdini, në ditën e “fatit”. Humbja e parë për Haxhiaj

Dinamo ishte në ditën e fatit. Edhe pse formacioni blu i Sjedinit zhvilloi një ndeshje të zakonshme për nga cilësia dhe thuajse vuajti gjatë gjithë 90 minutave presionin e Kastriotit, sërish ia doli mbanë ta mbyllë ndeshjen me avantazhin e dy golave. Redi Jupi ishte autori i golit të parë të Dinamos, kur mesfushori shënoi në të 25' për blutë e Sejdinit, duke shënuar edhe golin e parë të tij pas një mungese dy vjecare në kampionatin shqiptar. Pas shënimit të golit reagoi Kastrioti duke e vënë në vështirësi ekipin dinamovit. Ilir Qorri dyfishoi rezultatin në të 74' për ekipin dinamovit duke i dhënë garanci skuadrës së Sejdinit për fitoren e tretë sezonale. Kastrioti dëshmoi se nuk është ndërtuar si skuadër për të fituar jashtë. Kjo ishte dhe humbja e parë e teknikut Petrit Haxhiaj në tri javët e drejtimit të tij. Dinamo bëri një korigjim të rëndësishëm pas humbjes me Elbasanin dhe figurës së keqe të berë në gjashtë javët e para.
Me këtë fitore Dinamo u ngjit në kuotën e 9 pikëve, teksa javën e ardhshme do të udhëtojë në Shkodër për t'u përballur me Vllazninë, që për momentin ndodhet me pikë të barabarta me Dinamon. Kastrioti do të presë në Krujë, Partizanin.
SKEDA
Dinamo-Kastrioti 2-0
Shënues: Redi Jupi 25', Qorri 74'
Gjyqtarë: B. Pashaj, A. Mali, D. Rexha.
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë.
Bilanci midis ekipeve:
10 ndeshje; 5 fitore Dinamo, 1 barazime, 4 fitore Kastrioti