E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtarit, fitore për fund prestigjioz

- Trajneri i Luftëtarit, Edi Martini, realizoi 3 fitore në shtatë javë e fundit, por të pamjaftueshme për ta mbajtur Luftëtarin në elitën e futbollit shqiptar. Gjirokasritët e nisën me mjaft eufori, por e përfundoi në në Kategorinë e Parë, duke dëshmaur se ishte e papërgatitur për të mbijetuar në Supërligë. Luftëtari ishte ekipi i vetëm që arriti të marrë vetëm një fitorë në transfertë (me Besën). Takimi ishte thjesht një formalitet, teksa të dyja skuadrat u paraqitën në "Gjirokastra" me ekipe thujse të rinjsh: Luftëtari me pesë lojtarë nga të rinjtë, ndërsa Partizani mbërriti në Gjirokastër me vetëm 13 lojtarë. Partizani me një formacion krejt nga të rinjtë, vetëm 2 lojtarë titullarë te formacioni i Likës. Novi 20' me një goditje dënimi nga 20 metra. 6 gola të kapitenit të Luftëtarit. Pesë minuta përpara mbylljes së takimit, Braho në minutën e 40-të dyfishoi rezultatin për gjirokastritët. Në pjesën e dytë, në të 62' ishte sërish Florjan Braho, djali i futbollistit të madh, Sefedin Braho që shënoi një gol prej 30 metrash me të majtën. Partizani, që ndërroi dhe portierin e dytë Edvan Bakaj me të riun Gjika, arriti të shënojë me anë Erando Karabecit.

Luftëtari-Partizani 3-1
Shënues: Novi 20', Braho 40', Braho 62' /Karapici 84'
Gjyqtarë: Lapi, Lamce, Pjetrushi
Statistika: 69 ndeshje; 15 fitore Luftëtari, 12 barazime, 42 fitore Partizani Golat: 53-132
Sezoni 2006-2007
Faza e parë: Partizani-Luftëtari 3-1
Faza e dytë: Luftëtari-Partizani 0-0
Faza e tretë: Luftëtari-Partizani 3-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›