Kastrioti fitore me fituesen e Kupës

- Kastrioti ka fituar ndaj ekipit fitues të Kupës së Shqipërisë, Besës me rezultatin 2-1. Edhe në këtë takim, i ndjekur nga pak tifozë mbizotërojnë lojtarët e rinj. Besa, fituese e Kupës së Shqipërisë, mbërriti qetë në Krujë. Një sulm pa pretendime për Besën, maqedonasi Arben Nuhiu jep asist për Parid Xhihanin, dhe kapiteni i Besës shënon golin e parë. Në fundin e pjesës së parë, Gremi barazoi për vendasit në minutën e 44.Në pjesën e dytë të lojës, vendasit sulmojnë që në fillim portën e kavajasve. 3 minuta nga fillimi i pjesës së parë, gjqtari i ndeshjes jep një penallti për Kastriotin. Ishte Caca ai që ka shënoi golin e dytë për Kastriotin, duke i dhënë fitoren ekipit të tij për ta renditur përfundimisht në vendin e tetë.
Kastrioti-Besa 2-1
Shënues: Gremi 4' Caca 48' (11-m) /Xhihani 10
Gjyqtarë: Jareci, Lamaj, Mustafaraj
Statistika: 12 ndeshje; 5 fitore Kastrioti, 3 barazime, 4 fitore Besa. Golat: 15-13.
Sezoni 2006-2007
Faza e parë: Kastrioti-Besa 2-2
Faza e dytë: Besa-Kastrioti 0-0
Faza e tretë: Kastrioti-Besa 2-1