Teuta, si “nuse” ne Peqin. Shkumbini humb penallti

- Teuta mbërriti në Peqin me misionin e vetëm për të marrë nëj rezultat pozitiv për të konfirmuar vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në Kupën UEFA, objektiv të cilin e arriti. Presioni i durrsakëve nisi nga minuta e parë, kur dy sulmuesit Xhafaj dhe Mancaku rrezikuan disa herë portën e Shkumbinit vendas. Në minutën e 25-të erdhi dhe goli i Një krosim e majtë i Emiliano Vilës dhe mbrojtësi i ri Erbim Fagu brenda zonës mposhti portierin Ervin Llanin. Nexha goditi fuqishëm, topi mbi traversë dhe Byzhiti pranë shtyllës pingule. Pjesa e dytë rinisi me ndryshime: 3 për Shkumbinin, ndërkohë që Starova bëri një ndryshim te Teuta, për të zëvendësuar në minutën e 55 edhe kandidatin për fitimin e Këpucës së Artë, Daniel Xhafaj, duke i lënë rrugë të lirë Sinanit për fitimin e saj. Në minutën e 67, Roland Dervishi nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë e penalltisë, kur topi i tij përfundoi mbi shtyllën horizontale.
Shkumbini-Teuta 0-1
Shënues: / Fagu 25'
Gjyqtarë: Latifi, Bodeci, Maloku
Statistika: 32 ndeshje; 10 fitore Shkumbini, 6 barazime, 16 fitore Teuta. Golat: 31-40
Sezoni 2006-2007
Faza e parë: Shkumbini-Teuta 0-2
Faza e dytë: Teuta-Shkumbini 1-1
Faza e tretë: Shkumbini-Teuta 0-1