E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia mund Bylisin dhe rihap kampionatin

Apolonia është fituesja e madhe e javës së 19-të Kategorisë së Parë. Skuadra e drejtuar nga Gert Haxhiu rrëmbeu tri pikë të arta në "Adush Muca" kundrejt vendasve të Bylist të drejtuar nga tekniku fierak, Dhimitër Papuciu.
Golin e madh e shënoi sulmuesi brazilian, Xhunior Uashington në minutën e 81-të, duke e ngjitur ekipin fierak në kuotën e 38 pikëve, dy më pak se Bylisi dhe Lushnja, që kanë nga 40 pikë.
Në Pogradec, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Lushnja e vendit të dytë nuk arriti të mbronte avantazhin edhe pse djemtë e Atan Banos shënoi e para. Vendasit e Ilir Medinit barazuan në minutat e fundit të takimit.
Luftëtari regjistroi edhe fitoren më të thellë të pesë ndeshjeve të luajtura në javën e 19-të për ditën e shtunë, duke fituar 3-1 me Sopotin e Librazhdit. Edhe pse bluzinjtë e Petraq Bifshës pësuan gol të parët, pas golit të Guranjakut (29'), gjirokastritët gjetëm forca për të përmbysur rezultatin duke realizuar tre gola në pjesën e dytë: Bicit (48'), Cenko (53') dhe Stojës (78').
Ada e Velipojës fitoi 1-0 me Naftëtarin në transfertë me golin e realizuar nga Nika në minutën e 6-të për formacionin e teknikut të njohur, Ylber Zani.
Gramshi e Tomori ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Beratasit e Lakos shënuan të parët, ndërsa formacioni i Kujtim Dalipit me anë të Ahmetajt vendosi ekuilibrat në fushë një minutë nga fillimi i pjesës së dytë.

KATEGORIA E PARË
JAVA 19
Sot
Luftëtari-Sopoti 3-1
Naftëtari-ADA 0-1
Bylis-Apolonia 0-1
Pogradeci-Lushnja 1-1
Gramshi-Tomori 1-1
Të dielën
Laci-Erzeni (Sadiku) 14:30
Skrapari-Turbina (Bogdani) 14:30
Dajti-Burreli (Taullahu)14:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›