Kotori: “Ende na djeg humbja me Tiranën”

Elvis Kotori është portieri që ka shënuar më pak gola në 19 javët e para të sezonit, vetëm 6. "Nuk do ta konsideroja vetëm meritën time. Pa ndihmën e shokëve do të kisha pësuar më shumë. Jam pjesë e suksesit të përbashkët". Një mendim i shpejtë për derbin. "Askush nuk e di si do të përfundojë. Fazën e parë ne ishim më mirë se Tirana përpara takimit, por humbëm. Na dogji shumë humbja e fazës së parë dhe do të përpiqemi të fitojmë".
Kotori para dy sezonesh u shpall kampion me Elbasanin. "Një tjetër titull me Dinamon? Do më rrinte shumë mirë, pasi futboll luaj së pari për kënaqësi. Një thirrje në Kombëtare? Do të më pëlqente pasi cdo lojtar e ëndërron dicka të tillë. Po luajta mirë për Dinamon, kam bërë gjithcka".