Pero Pejic:“Dua kampionatin dhe Këpucën e artë

"Është një takim deciziv për Dinamon dhe jo për Tiranën". Kështu thotë golashënuesi më i mirë i bluve, kroati Pero Pejic. "Dinamo do të bëjë gjithcka kundër një Tirane që synon fitoren".
Pejic së bashku edhe me Vioresin Sinanin e Vllaznisë kanë shënuar nga 13 gola, duke kryesuar listën, por gjigantit nga Kroacia i mungon goli ndaj Tiranës. "Nuk e di nëse do të shënoj nesër, por do të më pëlqente ta bëja këtë. Unë shpresoj në fitoren e Dinamos. Këpuca e artë në kampionatin shqiptar? Do të jetë më shumë kënaqësi kur ta shoqëroj me fitimin e kampionatit. Do të ishin dy trofetë e mi personalë", - përfundon Pero Pejic.