E Diel, 1 Nëntor 2026

Fadil Vokrri, kryetari i ri i Federares te Futbollit te Kosoves

Speciale nga Prishtina, Bajram Shala
Fadil Vokrri është kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës. Në kuvendin e sotëm zgjedhor të kësaj federate Vokrri, i nominuar nga delegatët e kuvendit, mundi kundërkandidatin e tij Xhelal Broja të nominuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës. Në kuvend morrën pjesë 53 nga gjithsejt 62 delegatë me të drejtë pjesëmarrjeje, meqë nga numri i përgjithshëm i 65 deleagtëve, kryetari i federatës Sabri Hashani është tërhequr nga Federata, kurse delegatët Benjamin Kallaba dhe Muhamet Bytyci janë të suspenduar meqë kishin nënshkruar dy kandidatura për kryetar të federatës. Nga 53 deleagtë të pranishëm 42 kanë votuar për Vokrrin, 10 për Brojën dhe 1 fletëvotim është shpallur i pavlefshëm. Vokrri, i cili ka qenë favorit i madh dhe ka pasir përkrhaje të madhe të delegatëve edhe para fillimit të kuvendit, pasi u zgjodh si njeriu i parë i futbollit të Kosovës theksoi se do të punojë ne maksimum për të përmbushur të premtimet e tij, që i ka bërë para këtij kuvendi. Në anën tjeter kundërkandidati i tij Xhelal Broja, i cili shumë më vonë se Vokrri është inkuadruar në garën për kryetar, kuvednin dhe fitoren e Vokrrit e cilësoi si fitore ferë, të Vokrrit, dhe ka deklaruar se do të jetë prap në Komitetin Ekzekutiv të Federatës. Vokrri ka mandat katër vjecar në krye të Federatës së Futbollit dhe padyshim se para tij janë sfida shumë të mëdha meqë gjatë mandatit të tij pritet të bëhet ndërkonmbëtarizimi i futbollit të Kosovës dhe profesionalizimi i plotë i tij. Këto dy gjëra janë ambicie të Vokrrit të shprehura edhe në programin e tij të paraqitur para delegatëve. 47 vjecari Fadil Vokrri ka qenë futbollist i Prishtinës, Partizanit të Beogradit, Fenerbahces dhe disa klubeve në Francë, nga disa vlerësohet si futbollisti më i mirë kosovar i të gjitha kohëve, kurse para tri vjetëve në një periudhë ka qenë kryetar i Këshillit të Përkohshëm të Federatës së Futbollit. Kjo ishte kandidatura e tij e dytë për kryetar të këtij institucioni. Në vitin 2006 ai ishte mundur nga Sabri Hashani. Burimi: www.albaniasoccer.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›