E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super e Shtuna, barazime pa gola

Dy barazime të bardha në dy sfidat kryesore të "Super të Shtunës", Tirana-Dinamo (0-0) dhe Elbasani-Partizani (0-0), i lanë katër ekipet kryesore që luftojnë për titull në pozicione të pa ndryshuara.
Dinamo si mysafire në "Selman Stërmasi" dhe Partizani në transfertën e vështirë të Elbasanit janë dhe "fitueset" statistikore të supersfidave duke ruajtur të paprekur diferencën e pikëve me ndjekësit e tyre.
TIRANA-DINAMO 0-0
Edhe pse nuk arriti të merrte revanshin ndaj 23-herë kampioneve, një pikë për trajnerin e Dinamos, Agim Canaj, që e la shumë të kënaqur kundrejt një Tirane që e kërkoi me ngulm fitoren me Klodian Duron (ekzekutoi disa goditje të bukura dënimi), Daniel Xhafaj, Jahmir Hykën dhe deri te mbrojtësi Sasho Gjoreski, por të ndalur nga një Elvis Kotori në një nga ditët më të mira të tij. Ky ishte dhe barazimi i dytë rresht pa gola i Dinamos pas atij me Elbasanin, dhe i treti takim ku sulmuesi kryesor i bluve, Pero Pejic nuk realizon gol.
Nëntë pikë për Dinamon ndaj kampiones në fuqi, Tiranën, kur kanë mbetur edhe 12 javë nga përfundimi i sezonit janë shumë, por gjithcka do të varet në derbin tjetër të javës së 21-të, kur do blutë do të përballen me Partizanin, ndjekësin më të afërt, me gjashtë pikë më pak.
ELBASANI-PARTIZANI 0-0
Partizani nga ana e tij, iu gëzuar barazimit të dytë pa gola me Elbasanin gjatë këtis sezoni, por trajneri Hasan Lika duhet të falënderojë aftësinë e portierit Orges Shehi, që ruajti të paprekur portën. Barazimi i dytë rresht për Partizanin në kampionat pas atij me Besën (3-3), një javë më parë, ndërsa për Elbasanin barazimi i tretë rresht me tri skuadrat kryeqytetase: me Tiranën 2-2 dhe me Elbasanin 0-0, ndeshje këto të zhvilluara në "Qemal Stafa" dhe "Selman Stërmasi".
Elbasani - Partizani 0-0
Elbasani: Toci, Sheta, Mehmetaj, Karcev, Ahmataj (68' Lako), Ard. Nuhiji (79' Arb. Nuhiji), Menglenski, E.Dalipi, Sakaj, Bejzade, Xhafa
Trajner: K. Alimehmeti
Partizani: Shehi, Pinari, Tafaj (40' Karapici, 90' Karabeci), Osmani, Hallaci, Muzaka, Gjyla, Devolli, Dhëmbi, Shkëmbi, Bakaj (90' Dashi)
Trajner: H.Lika
Gjyqtarë: Sokol Jareci (Tiranw), Denis Rexha (Tiranw), Alfred
Lamce (Patos)
Kartona të verdhë: Dalipi, Xhafa/ Karapici
TEUTA-KASTRIOTI 2-0
Takimi i vetëm me gola ishte ai Teuta-Kastrioti 2-0, të zhvilluar në një erë të fortë dhe një stadium thuajse pa shikues. Golin e parë e realizoi Likmeta në minutën e 38-të, i cili devijoi me kokë një goditje nga larg të Bledar Hodos. Në pjesën e dytë, Ermal Gega dyfishoi rezultatin në të 82', pas asistit të Vangjel Miles, një nga më të mirët në fushë. Në minutën e 88-të, gjyqtari shkodran Pajtim Lapi akordoi një penallti për Kastriotin, por Erald Turdiu nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.
SKENDERBEU-BESELIDHJA (E shtyre)
Takimi i katërt i programuar për ditën e shtunë ishte Skënderbeu-Besëlidhja, por që nuk u zhvillua për shkak të borës, që kishte arritur një trashësi gati 8 cm dhe nuk lejonte të dukeshin vijat kufizuese të fushës. Pas miratimit edhe të drejtuesve të lartë të Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, takimi u shty për një datë tjetër.
TE TJERAT
Ditën e diel do të zhvillohen dy takimet e fundit të javës së 20-të. Në Vlorë do të luhet Flamurtari-Vllaznia (një takim që ka hapur shumë polemika në media) dhe në Kavajë do të përballen Besa me Shkumbinin. Presidenti i skuadrës peqinase, Xhavit Ismaili ka vënë 50 mijë lekë për cdo lojtar në rast fitoreje me Besën e Bizhdilit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 20
Sot
TIRANA-DINAMO 0-0
ELBASANI-PARTIZANI 0-0
TEUTA-KASTRIOTI 2-0
Golat: Likmeta 38, Gega 82'
SKËNDERBEU-BESËLIDHJA (e shtyrë)
Të dielën
FLAMURTARI-VLLAZNIA
Gjyqtarë: T.Latifi, R.Zhuli-A.Mali
BESA-SHKUMBINI
Gjyqtarë: E.Dobi, E.Bodeci-E.Pjetrushi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›