E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryshfeti, Ina Rama pezullon prokurorin e Kavajes

Kryeprokurorja Ina Rama pezullon nga detyra prokurorin e rrethit Kavaje, i cili u akuzua ne media se ishte filmuar duke marre ryshfet ndaj familjareve te nje te pandehuri per trafik droge. Musa Mulkurti qe prej dites se djeshme nuk eshte me perfaqesues i akuzes, deri ne perfundim te hetimeve, pas regjistrimit te procedimit penal ne Prokurorine e Tiranes dhe marrjes si te pandehur per vepren penale te “korrupsionit pasiv te prokurorit apo gjyqtarit”. Lajmin e beri te ditur zedhenesja e Prokurorise se Pergjithshme ne nje deklarate per shtyp. Dosja ka kaluar per hetim ne zyren e Task Forces, prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Burime zyrtare thane se Mulkurti kishte vetem dy vjet ne kete detyre. Ky i fundit do t’i nenshtrohet hetimit te te gjithe punes se tij te kryer gjate kesaj periudhe dhe do te verifikohen asetet dhe pasurite e paluajtshme qe ka ne pronesi. Denoncimi u be nga prinderit e nje te riu, qe u kap ne Kavaje vitin e kaluar me nje sasi droge, ndersa per te dhene pretence me pak vite burg perfaqesuesi i prokurorise akuzohet se ka kerkuar mbi 5 mije euro.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›