E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet: Firma ne procesverbal e te pandehurit

Akuzat e nje te pandehuri per grabitje me dhune te makinave luksoze “Benz” ndaj prokurorise, kane deshtuar diten e djeshme gjate seances se radhes ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Alfred Prenga nuk ka mundur dot te faktoje se firma e hedhur ne deklaraten e deshmise se tij ne organin e akuzes nuk ishte e tija. Dy eksperte lexuan dje rezultatet e analizes se kryer procesverbalit dhe firmes ne fund te deklarates, duke thene se “firma eshte e te pandehurit”. Prenga eshte nje prej tete te pandehurve te akuzuar per “vjedhje makinash me shume se nje here, kryer ne bashkepunim” dhe “veprimit ne organizate kriminale”. Nje seance me pare 24-vjecari Alfred Prenga ka akuzuar organin e akuzes per falsifikim te firmes te tij ne procesverbalin e marrjes ne pyetje gjate fazes se hetimit. Ne deshmine e dhene, Prenga pranon autoresine e vjedhjes se makinave. Nderkohe qe deshmine e dhene ne prokurori e ka hedhur poshte gjate procesit, duke kerkuar ekspertim te firmes. “Une nuk vidhja makina, por i blija dhe shisja te persona te trete”, ka thene 24-vjecari. Avokatet mbrojtes te tete te pandehurve kerkuan nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Luan Hasneziri, qe te viheshin te dispozicion aktet e ekspertizes dhe te njiheshin me te. Per kete shkak seanca gjyqesore eshte shtyre. Tete te pandehurit e ketij procesi jane Alfred Prenga, Preng Lleshaj, Mark Dyzeni, Miklovan Legisi, Mhill Ndreca, Yllson Dyzeni, Jetmir Noka dhe Djerin Preci. Ata akuzohen per vjedhjen e 15 automjeteve luksoze te tipit “Mercedes Benz”, qe dyshohet se jane realizuar deri ne shtator te vitit 2006.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›