Apolonia ndahet në paqe me Flamurtarin
Mbrojtësi Maringlen Shoshi me penalltinë e paralizuar në minutën e 31-të i mohoi Apolonisë fitoren në barazimin 1-1 me Flamurtarin.
Serbi Mirçeta realizoi për Apoloninë në minutën e 5-të, ndërsa për formacionin e Slavko Kovaçiçit barazoi Franc Veliu në minutën e 24-t.
Takimi i zhvilluar në “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit u shoqërua edhe me akte jo të pranueshme nga tifozët, të cilët goditën me shishe plastike anësorin Denis Rexha, çka solli edhe ndërprerjen për gati gjashtë minuta të ndeshjes.
Ky ishte barazimi i 14-të historik midis dy ekipeve në 59 takime të zhvilluara.
E Diele, 19 Tetor 2008