Luftëtari – Tërbuni barazim perfekt
Takimi, Luftëtari – Tërbuni, zhvilluar në qytetin e Tepelenës, u mbyll me barazim dhe për të qenë sa më perfekt ku rezultat, në mënyrë të barabartë u ndanë kartonët e verdhë dhe të kuq. Edhe golat për çdo skuadër u shënua nga mbrojtësit, më parë Kepi për Tërbuni dhe në pjesën e dytë barazoi Taçi për Luftëtarin. Me këtë rezultat më i humbur doli Luftëtari, jo vetëm se la dy pikë në fushën e vet, por kishte mundësinë për të qenë skuadra e dytë në klasifikim e shkëputur nga ekipet pretendentë për në Superligë. Për skuadrën gjirokastrite ndeshjet do të vijnë në një shkallë më të lartë vështirësie dhe nëse do të luhet si në takimin e djeshëm, objektivi për të kaluar në Superligë do të jetë thjeshtë një mision i pamundur. Themi kështu, pasi ndaj Tërbunit zhvilloi një lojë të dobët, pa veprime sulmuese, me një mesfushë që kryente shumë pasime të gabuara dhe një mbrojtje që gaboi në jo pak raste. Edhe pse miqtë luajtën dukshëm për një barazim, ata mund të kishin marrë tre pikë të plota, nisur nga loja që zhvilloi Luftëtari. Vlen për të përmendur se, vendasit ranë në grackën e pukjanëve me vonesat në lojë dhe me stimulime të shumta, çka solli në fund reagimin e të pranishmëve, sidomos ndaj gjyqtarëve, të cilët e mbyllën takimin para përfundimit të kohës së rregullt. Loja gjatë pjesës së dytë kishte shumë tension, duke qenë se ekipi i Luftëtarit kërkonte me çdo kusht fitoren. Kjo solli edhe tetë kartonë të verdhë dhe dy të kuq të ndara në mënyrë të barabartë për çdo ekip.
Telnis Skuqi
Luftëtari – Tërbuni 1-1
LUFTËTARI: Miço, Sinani (Gaxhi ’78), M. Brahimi, Taçi, Kaçi (Idrizi ’82), Kola, Stoja, K. Brahimi, Dimo, Lamnica, Allamani (Bistri ’78). Trajner: A. Culli.
TËRBUNI: Seliman, Hasani, Neziri, Kepi, Isufi, Tafili, Lika, Terolli, Ahi (Kaloshi ’43), Dibra (Lopci ’62), Përfati. Trajner: Y. Zani.
Gjyqëtarë: K. Hakrama, A. Shkëmbi, R. Avdo (Tiranë).
Shënues: Kepi ’16 / Taçi ‘71
Kartone të verdhë: Kaçi, Kola, M. Brahimi, Gaxhi / Kepi, Isufi, Ahi, Neziri.
Kartone të kuq: Lamncia / Hasani
E Shtune, 18 Tetor 2008