Elbasani në krizë, Teuta fiton jashtë
Elbasani ndodhet në një krizë rezultatesh e besimi. Verdheblutë humbën në shtëpi me Teutën me rezultatin e ngushtë 1-0, duke pësuar humbjen e dytë rresht pas asaj me Besën, po 1-0. Mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Sheta u ndëshkua me karton të kuq, përpara se Emiliano Vila të realizonte në minutën e 80-të golin me vlerë tri pikë për Teutën.
Kjo ishte fitorja e 41-të e Teutës në 125 ndeshje historike kundër Elbasanit, ndërkohë që edhe golaverazhi tani flet +1 gol për Teutën: 127-126.
Elbasani ndodhet në krizë goli, 3 të tillë në 7 ndeshjes, e tashmë ka sulmin më të dobët në kampionat. Tifozeria elbasanase sërish protestoi ndaj trajnerit Mirel Josa, duke kërkuar shkarkimin e tij.
E Diele, 19 Tetor 2008