Çfarë ka mbetur nga nouvelle vague, pas pesëdhjetë vjetësh
Rryma që do të përtërinte artin e shtatë dhe që më 2009 feston pesëdhjetëvjetorin, në realitet nuk do të zgjaste veç disa vjet.
Termi "nouvelle vague" (vala e re) i krijuar nga Françoise Giroud, ishte titulli i një artikulli të botuar në "L'Express" në vjeshtë të 1957-ës, "La nouvelle vague arrive" (Po vjen vala e re). Bënte fjalë për një vëzhgim mbi rininë në përgjithësi por ndalej pastaj tek një grup i ri kineastësh.
Në mesin e viteve 1950, në kinemanë franceze shfaqen kamerat e lehta, filmi që përdoret për xhirim ka ndjeshmëri të lartë dhe përveç revolucionit teknik që do t'i jepte më shumë liri regjisorëve, një tjetër e veçantë është xhirimi në mjediset e jashtme. Revista ku manifestoheshin këto arritje dhe prirje të reja në fakt ishte themeluar vite përpara se të dilte termi "vala e re".
E famshmja "Cahiers du cinéma" (Fletore e kinemasë) u themelua më 1951 nga Jacques Doniol-Valcroze, Lo Duca dhe André Bazin por u drejtua nga shkrimtari Jacques Laurent.
Ndryshe nga sa mund të mendohej "nouvelle vague" mblodhi rreth vetes artistë dhe njerëz të rinj që luftojnë për të drejtat e njeriut.
Në "Cahiers" e cila nën flamurin e Alfred Hitchcock-ut dhe Hoëard Haëks-it, Éric Rohmer-it dhe teoricienit të rëndësishëm, Jacques Rivette moralisti i pamoralshëm, Claude Chabrol, François Truffaut polemisti i mprehtë - flitet dhe kujtohet për detyrimin kundrejt "kinemasë cilësore", do me thënë "borgjeze", kinemaja e Autant-Lara, Yves Allégret... dhe Jean-Luc Godard-it.
Do të mbrohen aty qoftë Ingmar Bergman qoftë seria B, Jean Rouch apo Nicholas Ray. Është Claude Chabrol-i ai që njofton "ardhjen" e "valës së re" me filmat "Serzhoja i Bukur" dhe "Kushurinjtë", më 1959, ndjekur nga filmi i François Truffaut-së "Quatre Cents Coups", dhe "Hiroshima mon amour" i Alain Resnais.
Më 1960 del në ekran "À bout de souffle" i Jean-Luc Godard (sipas një historisë të shkruar nga Truffaut-ja). Me këtë film Godard-i po thyente ligjet e narracionit, kur teknika shpesh merrte hua nga pop art ose nga cut-up në letërsi. Pikërisht nëpërmjet tij ndërron këndvështrimi i kinemasë.
Po çfarë ka mbetur nga "nouvelle vague"?
Një qerre propozimesh të pamundura që myken sot në Kinematekë; pozicione politike të rrezikshme; një producent i madh, Georges de Beauregard; teknikë si Raoul Coutard, André Ëeinfeld; akorët Belmondo, Brialy, Léaud...dhe aktoret Jean Seberg, Anna Karina, Bernadette Lafont, Jeanne Moreau..., por mbi të gjitha "nouvelle vague" ka lënë pas një liri, një rini të përjetshme, një vështrim të freskët për gjërat dhe jetën, një bukuri plastike fatale, si një valë e ngadaltë dhe që do të shuhej në shkëmbinjtë, më saktë, në bregun e Majit 68.