Eagle feston me abonentin e 500 000-të në koncertin e Laurent Wolf, bashkë me 5 mijë artdashës

Durrës, 10 Gusht NOA - Mëse 5 mijë artdashës kanë qëndruar nën tingujt e koncertit të Dj mjaft të njohur Laurent Wolf, që u zhvillua dje në plazhin e Durrësit, te një kompleks privat.
Dita e diel ka kaluar plot gjallëri, freski dhe ritëm për pushuesit shqiptarë dhe abonentët e Eagle Mobile. Ky aktivitet mblodhi të pasionuarit e muzikës House, të cilët nuk kanë reshtur së dëfryeri deri në orët e mëngjesit.
Dj i njohur Laurent Wolf vjen në Shqipëri ndërkohë që po kulmon me turneun e tij ndërkombëtar në Evropë.
Wolf shprehu kënaqësinë dhe falënderimet e tij për kompaninë Eagle Mobile që mbështeti këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm kulturor.
Nata e 9 Gushtit ishte edhe një natë e veçantë jo vetëm për artdashësit, por edhe për vetë kompaninë Eagle Mobile, e cila festoi edhe arritjen e abonentit të 500 000-të, i cili ishte Andi Ceku nga Tirana. Për të, Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie Ali Tashkën kishte përgatitur një dhuratë shumë të veçantë.
Z. Tashkën përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë koncert dhe theksoi se Eagle Mobile tashmë është një familje e madhe, që do të vazhdojë të rritet më tej.
Ne jemi kompani e re ashtu siç jeni dhe ju, dhe ne do të rritemi së bashku, ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm, Ali Tashkën.
Nata e parë e aktivitetit Eagle Summer Nights ku do të merrte pjesë grupi i njohurit Madcon, i cili pavarësisht se u gjend në Shqipëri më 8 Gusht ditën e shtunë, nuk doli në skenë për tiu bashkuar solidarizimit të kompanisë Eagle Mobile ndaj familjeve të policëve të vrarë të premten, qindra metra larg vendit ku do të zhvillohej koncerti.
Megjithatë grupi Madcon ka lënë një mesazh video për të gjithë artdashësit shqiptarë, i cili u transmetua para koncertit.
Aktiviteti ka nisur me një përkujtim të policëve të vrarë ditën e premte, për të cilët në shenjë respekti kompania Eagle Mobile pati anuluar dhe koncertin e datës 8 Gusht.
Paraqitja e shkëlqyer e Laureat Wolf, i njohur si producent i Triba-House dhe si DJ i disa hiteve mjaft të dëgjuara ngado në diskotekat botërore, ka bërë që pjesëmarrësit në këtë mbrëmje të mos e ulnin aspak ritmin e festës deri në orët e mëngjesit.
Wolf me kompozimet e tij si Saxo apo Calinda ka qëndruar për një kohë të gjatë në majë të klasifikimeve.
Në vitin 2008 ai arriti suksesin më të madh duke fituar çmimin DJ më i mirë i World Music Awards në Monako. Vlen të përmendet që hiti i tij No stress ka qëndruar në top-listën franceze.
a.k/e.l/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")