Fluks ne port, 1.500 te kthyer
Pavaresisht kushteve te renduara atmosferike, fluksi i emigranteve qe kthehen per festat e fundvitit ne portin e Vlores nuk njeh renie. Autoritet portuale dhe ato te kufirit saktesojne se java ne vazhdim, do te shenoje nje rritje te metejshme te numrit te emigranteve. Vetem gjate dites se djeshme kane zbarkuar nga dy tragetet e linjes qe operojne ne portin e Vlores rreth 1.500 pasagjere dhe 200 automjete. Nuk ka pasur radhe te gjata dhe fal numrit te madh te sporteleve, perpunimi i te kthyerve eshte bere ne kohe rekord. Gjithsesi autoritetet e portit pranojne se dje fluksi i kthimeve ka qene i larte dhe pritet qe per menaxhimin e situates te shtohen edhe sportele te tjera ne varesi te trageteve.