Apple prezanton modelin më të fundit I phone 4 S
SHBA- Ndërsa e gjithë bota ishte bërë gati për të parë sot prezantimin e modelit më të fundit të celularit I Phone 5 nga kompania gjigande Apple, kjo e fundit nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Në vend te I Phone 5-es, Apple ka prezantuar telefonin e ri I phone 4 S, një përmirësim i modelit të I Phone 4, i cili doli në treg kohë më parë.
Gjatë prezantimit të këtij telefoni, nga drejtuesi i ri kompanisë Apple, Tim Cook, u bë e ditur se I phone 4 S është një model më i mirë, me kamera më cilësore dhe bateri me jetëgjatë.
Ky telefon pritet të dalë në treg më 14 tetor. Ky prezantim ishte evenimenti i parë i madh për drejtuesin e ri të kompanisë Apple, pas largimit të themeluesit të saj, Steve Jobs i cili është diagnostifikuar me kancer në pancreas.
Ndërsa sa i përket telefonit të shumë pritur I phone 5, mësohet se drejtuesit e Apple synojnë të nxjerrin në treg një produkt shume cilësor, i cili me sa duket nuk është ende gati për të ardhur të të apasionuarit pas teknologjisë më të fundit të celularëve.
(e.m/NEWS/BalkanWeb)