E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, presion Blankut: Abidal s’duhet të luajë

FRANCE- Në kampin francez duket se gjërat kanë nisur mjaft keq, përsa u përket përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit. Sot, Barcelona ka akuzuar drejtuesit e kombëtares franceze, për shkak se grumbulluan Erik Abidal të dëmtuar. Mbrojtësi i majtë ka patur një kontraktim dhe mjekët e Barçës kërkuan që ai të rikthehej në klub, pas ekzaminimeve të bëra nga mjekët e Francës. “Dëmtimi i tij është banal, një kontrakturë që zgjat 7-10 ditë, por Federata Franceze, duke thënë se nuk ka rëndësi, vendosi ta mbajë në ekip, - deklaroi mjeku i Barcelonës Rikard Prunja në një konferencë për shtypin. – Tani shpresoj ta trajtojnë mirë, por jam i sigurt se ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës. Nëse do të kishte qëndruar, do ishte gati që në fundjavë”, shtoi ai.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›