Ujkani: Me Francën, gabimi më i vogël dhe e pësojmë
TIRANE- Ndeshja e para një muaji në Tiranë ishte si një makth për të. Samir Ujkani pësoi dy gola të shpejtë nga Benzema e M’Vila, duke treguar, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës kuqezi, se nuk ishte mbrëmja e tij. Të premten, portieri i Novarës do të ketë një detyrë akoma më të vështirë, por ai ndjehet gati. “Tani kam nevojë të bëj disa ndeshje më të mira. Me Francën duhet të luajmë të organizuar, ndonëse me skuadra të tilla, mjafton gabimi më i vogël dhe e pëson”, tha ai në një konferencë për shtypin të mbajtur sot në grumbullimin e kombëtares, në Durrës. Ndërkohë, sulmuesi kosovar Ahmet Januzi vjen më i pjekur në këtë sfidë, pas eksperiencës në Europa League me disa prej ekipeve të njohura të Evropës. “Kemi luajtur me Benfikën apo FC Kopenhagen, por kjo nuk është justifikim. Ne duhet të japim maksimumin dhe të futemi më lojë për të marrë pikët maksimale, pavarësisht se kë kemi përballë”, deklaroi sulmuesi i ri.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)