Lila i gatshëm: Franca? Me ekipet e mëdha luajmë ndryshe
TIRANE- Andi Lila është rikthyer në ekipin kombëtar, pas mungesave në dy ndeshjet e fundit. Mbrojtësi ka patur një start të mirë në Greqi, duke luajtur thuajse në çdo ndeshje me ekipin e ri Pas Janina. Lila thotë se dy ndeshjet e fundit kanë ndryshuar objektivat e sezonit kuqezi. “Ne bëmë një nisje të mirë të edicionit, por me Francën e Luksemburgun, që ishte një nga objektivat e sezonit, humbëm. Franca është kampione bote dhe Evrope, por ne me skuadrat e mëdha kemi bërë gjithnjë gjëra të mira”, tha ai përpara mediave sot në Durrës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)