E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple shënon rënie

SHBA- Prodhuesi i njohur amerikan i kompjuterëve dhe smartfonëve, Apple, ka raportuar për rënien e parë të fitimeve në një çerek viti në dekadën e fundit.

Apple ka pasur një përfitim prej 9.5 miliardë dollarësh nga janari deri në mars, që është më pak se sa fitimi prej 11.6 miliardë dollarësh nga viti i kaluar. 

Por sidoqoftë, rezultatet ishin më të mira se sa që kishin pritur shumë analistë, pasi shitjet e iPhone-it dhe iPadit kanë rritur përfitimet në 43,6 miliardë dollarë. Shqetësimet nga rënia e kërkesës për produktet e saj për shkak të rritjes së madhe të konkurrencës, i kanë dëmtuar aksionet e Apple në muajt e fundit.

Kjo kompani ka thënë se ka shitur 37.4 milion iPhone dhe 19.5 milionë Ipad-a në mbarë botën në tremujorin e parë të këtij viti.
(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›