E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, opozita dorëzon listën me 40 parti

TIRANË- Ora 24:00 shënon skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Neni 65, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Dy kampet e mëdha politike PD dhe PS kanë përfunduar marrëveshjet me partitë e vogla. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj, dorëzoi rreth orës 19:00 në KQZ dokumentin e nevojshëm për regjistrimin e koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në një prononcim të shkurtër për mediat zoti Gjoncaj bëri të ditur se pjesë e koalicionit opozitar janë 40 parti politike.

“Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare.”- deklaroi Gjoncaj.

Ndërkohë “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mbledhur rreth saj 25 parti të djathta dhe të qendrës, duke premtuar vazhdimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së vendit.

FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD. Po ashtu edhe AK-ja e Kreshnik Spahiut deklaroi pasditen e sotme se do te garoje e vetme.

“ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Partia e Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka
Partinë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin Mustaka
Partia Ambientaliste, Nasi Buzheku
Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
Partia e Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
Partia Reformatore Demokratike, Skënder Halili
Partia e Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri
Partia G99, Ervin Mete
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia Kristian-demokrate, Dhimitër Muslia
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Liçi
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
Partia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir Fetahu
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
Partia Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik Osmani
Partia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan Ndreka
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi

Sistemi proporcional rajonal që aplikohet në Shqipëri favorizon aleancat e gjera dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2009) konkurruan katër koalicione zgjedhore. "Aleanca e Ndryshimit" ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim", përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca "Poli i Lirisë" dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", grupuan secila nga 6 parti.

(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aleanca me PS, Gjinushi pritet të firmosë sot paktin AK: Koalicion me kushtet tona. FRD: Të vetëm në zgjedhje Berisha: Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim, kundër bllokimit të Ramës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›