Nishani: 400 mln lekë për hapjen e rrugëve
Ministria e Brendshme do të japë një fond prej 400 milionë lekësh për hapjen e rrugëve të bllokuara prej ditësh nga bora.
Në një konferencë për shtyp, ministri Bujar Nishani, u shpreh se fondi prej 400 milionë lekësh do tu vihet në dispozicion administratare të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë.
Fondi do vihet në përdorim nga administrata e këtyre qarqeve për të kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për hapjen e rrugëve komunale dhe atyre në bashki do të jepet vetëm për për hapjen e rrugëve.
Nishani u bëri thirrje banorëve për solidaritet me njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë, ndërsa kujtoi se rreziku më i madh paraqitet në zonat e thella, ku trashësia e dëborës mbi çatitë e shtëpive rrezikon jetën e banorëve.
I adresohem banorëve të zonave që na nevojitet angazhim dhe solidaritet për përballimin e problematikave. Ata të angazhohen për të pastruar çatitë e banesave nga sasia e madhe e borës, pasi ky është rrezik evident, tha më tej Nishani.