Aprovohet nisja e fluturimeve për “OpenSkies”
“Open Skies”, linja e re e varur nga “British Airways” mori aprovimin nga Departamenti Amerikan i Transportit për të nisur operimet.
Linja e re ajrore do të ofrojë fluturime mes aeroportit “Orly” të Parisit dhe aeroportit JFK të Nju Jorkut, duke filluar nga qershori. Ky miratim formal nga Departamenti Amerikan i Transportit i jep mundësi “OpenSkies” të fillojë të shesë bileta për shërbimet e veta. Kjo kompani do të nisë të marrë rezervime këtë javë nëpërmjet faqes së internetit www.flyopenskies.com apo nëpërmjet telefonit. “Open Skies” do të mund të shesë bileta për shërbimet e veta edhe nëpërmjet faqes ba.com si edhe nga agjentët e udhëtimit që përdorin sistemin global të shpërndarjes (GDS) si fluturime nën emrin e “British Airways”-it. “Jemi të lumtur për aprovimin e marrë për nisje dhe e vlerësojmë sinqerisht punën e Departamentit Amerikan të Transportit dhe procesin e kujdesshëm të shikimit të aplikimit tonë”, tha Dale Moss, drejtori menaxhues i “Open Skies”. “Si linja e parë ajrore krijuar si rezultat i marrëveshjes ‘Open Skies’, ky është një hap i madh përpara, pasi punojmë për t’u bërë pjesë e historisë dhe vendosjes së standardeve në industrinë e aviacionit përtej Atlantikut. Ne presim t’u sjellim pasagjerëve një përvojë udhëtimi intime, të personalizuar dhe tepër cilësore mes Parisit dhe New York-ut pas vetëm pak javësh”. Departamenti Amerikan i Transportit aprovoi gjithashtu marrëveshjen e të fluturuarit nën të njëjtin kod me linjën ajrore franceze “L’Avion”. Kodi i “L’Avion” do të vendoset në fluturimet e “OpenSkies” mes aeroporteve “Orly” dhe JFK. “Open Skies” do të sigurojë një shërbim ndaj klientëve tepër cilësor me veçori inovative, duke përfshirë një shtrat krejtësisht të sheshtë prej pothuajse 2 m në klasin e biznesit, njësi argëtuese personale me një program 50 orësh si dhe një ushqim kreativ dhe të shëndetshëm. Kjo linjë do të operojë fillimisht me një avion të tipit Boeing 757. Një Boeing 757 i dytë planifikon t’i bashkohet kësaj linje gjatë vitit nga flota e “British Airways”-it, ndërsa planifikohet që “Openskies” të operojë me 6 avionë deri në fund të vitit 2009.