Olta Boka: Kam emocione, por do jap maksimumin
Edhe tri prova, para se të ngjitet në skenën e madhe të Eurosong, sot në mbrëmje.
ANILA MEMA
Për Olta Bokën, 16-vjeçaren shqiptare, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë sot në mbrëmje në Beograd, janë orët e fundit të përgatitjeve. Nga dje në mesditë, kur ne komunikuam me të, e prisnin edhe tri prova me grupin, dy dje dhe një sot para spektaklit që do të nisë në orën 21:00. Janë net emocionuese për të, po aq sa të pagjuma. Eshtë më e vogla në garën e madhe të këngës, ku konkurrojnë rreth 43 shtete të ndryshme. Por kjo i jep më shumë siguri. Premton se do të japë maksimumin e mundshëm dhe këtë për Shqipërinë, për të thyer një “tabu” sikurse thotë ajo, ta çojë pas kaq vitesh në finale. Dhe këtë e shpreson. Sot është dita e madhe për të, po aq sa edhe për shqiptarët që do të ndjekin live nga skena e madhe e pallatit të sportit në Beograd, ‘Beogradcka Arena’, me një kapacitet prej 25 mijë spektatorësh. Do të konkurrojë e gjashta me këngën “Zemrën lamë peng” të shkruar nga Pandi Laço dhe kompozuar nga Adrian Hila.
Olta, si do të jenë orët e fundit para natës gjysmëfinale ku do konkurroni e gjashta në radhë?
Sot kemi për të bërë dy prova, e para në orën tre dhe tjetra do të jetë në orën nëntë të mbrëmjes. Janë prova gati gjenerale, ndërsa nesër pak kohë para spektaklit do të kem edhe një provë tjetër që do të organizohet në darkë. Padyshim që janë ditë intensive dhe impenjative, por do të mundohem t’i kaloj pa shumë emocione.
Ju tremb mbrëmja e nesërme apo iu emocionon?
Ndihem mirë, kam edhe emocione padyshim. Sepse kam dëshira të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale, pse jo edhe natën finale, saqë askush s’mund ta imagjinojë. Veç shpresoj t’ia arrij qëllimit, pasi Shqipëria ka vite që nuk është nonimuar në natën finale dhe kjo më bën të kem akoma më shumë emocione. Të gjithë dëshirojmë të japim më të mirën në skenë.
Ndërkohë, si kanë qenë këto ditë provash në Beograd?
Pala serbe ka dhënë maksimumin e mundshëm për ne, por edhe për konkurrentët e tjerë. Kemi qenë të barabartë të gjithë, qoftë për organizimin, qoftë për provat a për pjesëmarrjen në Eurosong. Nuk kemi hasur asnjë incident, sepse kjo nuk ka të bëjë aspak me artin. Kultura është mjeti më i mirë për të afruar popujt. Ndërsa këto ditë kanë qenë shumë impenjuese qoftë nga ana e provave, konferencave për shtyp, apo edhe festave që janë organizuar herë pas here. Kemi kaluar kohë shumë të bukura dhe për këtë jemi të lumtur. Do të punoj shumë në skenë, por përpiqem të shijoj këtë përvojë dhe të marr pjesë në ndonjë mbrëmje, sepse nëse e kënaq veten, kjo do të më ndihmojë të performoj sa më mirë në skenë.
Provat e bëra deri sot, si janë pritur?
Gjatë prezantimit në provën e parë isha pak e frikësuar, sepse ishte një skenë e madhe. Pasi ju e dini që unë nuk kam dhe aq eksperiencë në evente të tilla. Por me kalimin e kohës, pas provës së parë arrita të jem më e sigurt në vetvete.
Si do të jetë performanca juaj në skenë?
Do të kem bandën shoqëruese me vete, lëvizjet do të jenë pak më ndryshe. Ndërsa përsa i përket veshjeve janë bardhë e zi, të stiluara nga Mirela Nurçe, veshje që mbartin motive popullore.
Çfarë do t’i thoshe publikut shqiptar për nesër?
Po japim dhe po jap maksimumin e mundshëm, për të mos ju zhgënjyer në Eurosong. Dhe shpresoj që Shqipëria të marrë mbështetjen e duhur nga bota për të thyer këtë “tabu” nëse mund ta quaj të tillë, që ka kaluar Shqipëria këto vite në Eurovision. Nëse do të kem mbështetjen e tyre dhe tuajën, atëherë dhe unë do të jem më e sigurt.
Olta sipas medias
Gjatë shkrimeve të ndryshme në website-in zyrtar të Eurosong apo edhe të mediave të ndryshme botërore, që kanë shkruar për këngën e Olta Bokës, me tekst të Pandi Laços dhe kompozim të Adrian Hilës, e kanë cilësuar si një këngë e arrirë si nga teksti, ashtu dhe nga muzika (lloji i baladës). Ata kanë vlerësuar sidomos interpretimin e çiltër dhe të sinqertë të Olta Bokës, e cila me këngën ‘Zemrën e lamë peng’ u shpall fituese e edicionit të 46-të të Këngës në Radio Televizion, në dhjetor të vitit të kaluar.
Beogradi dhe turistët
Sipas statistikave të EBU-së, në tre net transmetimi llogariten të jenë 7 orë program televiziv, që do të ndiqen nga 100 milion shikues në të gjithë botën. Skenografia e këtij festivali është një skenografi gjigande, që paraqet dy lumenjtë që kalojnë në Beograd, Danubin dhe Savën, që artistikisht bashkohen në skenë. Nga 43 vendet pjesëmarrëse, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) janë të kualifikuara automatikisht në finale. Ndërkohë që nga 38 vendet e tjera, 19 në të dyja netët gjysmëfinale, do të përzgjidhen 20 për të vazhduar konkurrimin.