Trafiku klandestin, zbulohet rrjeti nga Fieri drejt Janinës
GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës godet një rrjet trafikantësh të klandestinëve, qendra e të cilëve ishte në Fier.
Zamir Metaj, 22 vjeç është arrestuar në flagrancë, ndërsa po kalonte 5 persona në mënyrë ilegale. Fillimisht, policia i ka shoqëruar të gjithë grupin në komisariat, por pesë prej tyre kanë vënë gishtin tek i riu fierak, duke treguar se ai i kishte marrë secilit 700 euro për t’i kaluar matanë kufirit. Pas hetimeve intensive është zbuluar se Metaj ishte pjesë e një grupi që organizonte trafikun klandestin. Ata grumbullonin klandestinë nga zona të ndryshme të vendit në Fier e më pas niseshin në Gjirokastër, ku Metaj i strehonte në hotele të ndryshme për të mos rënë në sy. Pika e takimit të nesërmen ishte pranë një bunkeri të braktisur rreth 2 km në të dalë të qytetit. Të gjithë personat transportoheshin me makinat e rastit deri në Kakavijë dhe aty përshkonin një rrugë me këmbë të ndarë nga njëri-tjetri deri në fshatin Kakavijë, rreth 1 km nga stacioni kufitar. Më tej, tre persona të tjerë i shoqëronin klientët e tyre deri në Janinë, madje duke shfrytëzuar edhe taksistët grekë për të përshkuar 60 km nga kufiri mes vendit tonë dhe Greqisë e deri në Janinë. Policia e Gjirokastrës pohon se, pas zbardhjes së linjës dhe arrestimit të një prej personave të grupit shumë shpejt do të arrihet arrestimi i bashkëpunëtorëve të tij. p.n