Baton Haxhiu në Hagë: Jam absolutisht i pafajshëm
Në daljen e parë përballë gjykatësve dhe prokurorëve të Hagës, gazetari i njohur kosovar, Baton Haxhiu ka thënë vetëm pak fjalë: Jam absolutisht i pafajshëm!
Gjykata e Hagës ngriti aktpadi kundër gazetarit Haxhiu, duke e akuzuar atë për pengim të punës së Gjykatës, pasi në vitin 2007 ka marrë informacione për një dëshmitar të mbrojtur dhe ka zbuluar identitetin e tij në një shkrim në gazetën “Express”, e cila drejtohet prej tij. “Baton Haxhiu me dijeni të plotë ka ndërhyrë në punën e drejtësisë, duke bërë publike informacionet që nuk duhej dhe që ishte në kundërshtim me urdhrat e Dhomës së Gjykatësve. Me këtë akt Haxhiu ka bërë shkelje, duke penguar punën e Gjykatës së Hagës, që është e dënueshme sipas nenit 77/a të rregullores së Gjykatës së Hagës”, thuhet në aktakuzë. Dëshmitari i mbrojtur, identiteti i të cilit është zbuluar në shkrim, do të dëshmonte kundër në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i akuzuar për 35 shkelje në Hagë, por i shpallur më pas i pafajshëm. Për të njëjtën akuzë si Haxhiu para Gjykatës së Hagës do të dalin edhe Astrit Haraçia e Bajrush Morina. Prokuroria e ka akuzuar Haxhiun për shpërfillje të Gjykatës së Hagës, konkretisht për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj përmes një artikulli të botuar në gazetën “Express”. Në pyetjen e gjykatësit Alfons Orie se a e ndien veten fajtor për akuzën e bërë, Haxhiu deklaroi: Jam absolutisht i pafajshëm! Në pyetjen e gjykatësit se a ka ndonjë problem shëndetësor, Haxhiu u përgjigj se ai personalisht nuk ka, por tha se babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të sëmundjes së kancerit. Ai kërkoi nga trupi gjykues që këtë argument ta ketë parasysh me rastin e shqyrtimit të kërkesës për lirim të përkohshëm deri në fillim të gjykimit. Kryesuesi i trupit gjykues sugjeroi që avokati mbrojtës të bëjë me shkrim kërkesën për lirim të përkohshëm të Baton Haxhiut, të cilën trupi gjykues do ta shqyrtojë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe pasi të marrë garancitë nga UNMIK-u. Prokuroria nuk e kundërshtuar paralajmërimin e kërkesës për lirim të përkohshëm të Haxhiut. Gjykatësi Alfons Orie nuk e caktoi datën kur do të mbahet procesi gjyqësor ndaj Baton Haxhiut, por deklaroi se ai do të fillojë pasi të bëhen konsultimet midis palëve dhe kërkoi që disa materiale mbështetëse lidhur me këtë proces të mbeten konfidenciale, pra mos të bëhen publike, sipas RTK. Ndërkaq, në një njoftim zyrtar nga Haga, bëhet e ditur se procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Kulturës së Kosovës, Astrit Haraçia dhe ish-këshilltarit të kësaj ministrie e gazetarit Bajrush Morina do të fillojë më 16 qershor të këtij viti. Në vitin 1999, Haxhiu u nderua me një çmim Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit nga Komiteti i Mbrojtjes së gazetarëve në Nju Jork, për raportimin e paanshëm të krizës së Kosovës dhe për publikimin e të pavarurës “Koha Ditore” me gjithë kërcënimet për vdekje. Zyrat e gazetës u dogjën në vitin 1999 dhe një rojë humbi jetën. NATO raportoi në atë kohë se Haxhiu ishte vrarë, por në fakt ai ishte zhvendosur në Maqedoni. Më vonë ai kujton se si ishte i ulur para Tv dhe dëgjonte lajmin e vdekjes së tij në raportimet e agjencive ndërkombëtare.
Delegacioni i Serbisë braktis samitin, flet ministri kosovar
Delegacioni i Serbisë ka braktisur dje samitin e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), pasi përfaqësuesi i Kosovës u lejua të mbajë një fjalim në këtë takim. Burime brenda delegacionit të Serbisë kanë konfirmuar për agjencitë serbe të lajmeve, se delegacioni ka reaguar për të penguar adresimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hysenit, por kishte braktisur samitin meqenëse kjo nuk ishte përkrahur. Në këtë samit merrte pjesë edhe Presidenti serb, Boris Tadiç dhe shefi i diplomacisë, Vuk Jeremiç. Ky i fundit dje deklaroi se kishte vënë veto në dokumentin përfundimtar të samitit për shkak të Kosovës. Sipas mediave serbe, Jeremiç kishte penguar Skënder Hysenin që t’i adresohet tubimit si shef i diplomacisë së Kosovës, duke insistuar që në emër të Kosovës të flasë përfaqësuesi i UNMIK-ut.