“EULEX nuk ka lidhje me dhunën”
“Mes 27 vendeve të BE-së nuk ekziston një qëndrim i plotë rreth statusit të Kosovës, por ekziston përgjigjja e tyre rreth misionit EULEX”, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Kosovë shefi i këtij misioni, Iv de Kermabo.
Në lidhje me çështjen nëse roli i BE-së është që të zbatojë planin e Ahtisarit, Kermabo tha në një intervistë për BBC-në se, “nuk është puna ime dhe nuk mund të flas për planin e Ahtisarit. Unë vetëm e di se kam marrë mandatin prej 27 vendeve që të siguroj sundimin e së drejtës në Kosovë dhe në këtë punoj”, tha Kermabo, duke shtuar se po përpiqet të bindë të gjithë se ky është mision teknik, në interes të të gjithëve, posaçërisht të komuniteteve pakicë në Kosovë. Kermabo ka refuzuar çdo mundësi për përdorimin e forcës kundër serbëve. “Ky mision nuk bazohet në përdorimin e dhunës. Përkundrazi, ajo bazohet në atë që të përkrahet, sepse të gjithë dëshirojnë sundimin e së drejtës”, tha ai.