E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aq sa Nju Jorku dhe Uashingtoni janë krahina serbe

Aprovimi i “Planit 6-pikësh”- Eulexit-2 serbomadh nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më 26.11.2008, përjashton në tërësi pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, “provokimi” dhe “testimi” i së cilës, ashtu siç ka deklaruar në TV presidenti kroat, Stipe Mesiq, pa dyshim do të çojnënë një luftë totale në Ballkan.

Kjo, do të thotë kthim prapa dhe me pasoja të paparashikuara jo vetëm për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, por për gjithë Ballkanin, sepse, siç është shprehur objektivisht, edhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq: "Ndarja e Kosovës, sipas oreksit serb, është një ëndërr e Beogradit, që na kujton epokën e diktatorit Millosheviç. Dhe nëse vërtet do të ndodhte ashtu siç pretendon Beogradi, kjo do të thotë kthim prapa.”

Do të thotë realizim i ëndrrës për krijimin e Serbisë së Madhe". Pse deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, askush nuk e denoncoi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili haptazi dhe, pa kurrfarë ngurrimi, pohoi kërkesën e vjetërtë politikës kolonialiste dhe hegjemoniste serbomadhe të regjimitpolicor-ushtarak dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, se “Kosova është provincë e Serbisë dhe, pavarësia e saj, kurrë nuk do të njihet nga Serbia(!?)

Z.Vuk Jeremiq u shpreh tekstualisht: “Kosovaështë krahinë jugore e Serbisë(!?)”. Në vend të përgjigjes së munguar të kryediplomatit të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, Vuk Jeremiqit, po i përgjigjem unë: “Po, ashtu është, aq sa Nju Jorku dhe Uashingtoni janë krahina serbe”, “po aq edhe Kosova shqiptare është krahinë jugore e Serbisë”(!?)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›